Goditi me thikë bashkëshorten, caktohet arrest në burg për Adriatik Bodinin

4 Prill 2025 | 12:41

Sot është zhvilluar seanca për vlerësimin e masës së sigurisë për Adriatik Bodinin, 55-vjeçarin i cili u arrestua nga Policia e Sarandës pas dyshimeve se goditi me thikë bashkëshorten e tij, Mirjana Bodini.

Ngjarja ndodhi tre ditë më parë në shtëpinë e tyre, në lagjen nr. 4 të qytetit.Pas shqyrtimit të çështjes, gjykata ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”,  i cili dyshohet për kryerjen e veprës penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

55-vjeçari ka pranuar se incidenti ka ndodhur pas një grindjeje mes tij dhe bashkëshortes, dhe është shprehur se gjithçka ndodhi në një moment të tensionuar brenda familjes.  Adriatik Bodini është punëtor ndërtimi dhe kohët e fundit kishte punuar në Piqeras.

Ndërkohë, Mirjana Bodini, 51-vjeçare dhe mësuese me profesion, ndodhet ende në spitalin e Vlorës, ku po merr trajtim për plagët e marra. Çifti është prindër i një djali.

Gjykata ka vendosur që Adriatik Bodini të qëndrojë në burg deri në përfundim të hetimeve.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Moti i keq, aksident në hyrje të tunelit të Skërficës

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në hyrje të tunelit të Skërficës, në rrugën kombëtare Kardhiq-Delvinë. Një automjet ka dalë nga rruga duke...
22:32 | 25/06/2026

Rrufeja shkakton zjarr në Dropull, era e fortë rrëzon pemë dhe bllokon rrugën

Moti i keq që ka përfshirë pasditen dhe mbrëmjen e së enjtes qarkun e Gjirokastrës ka sjellë probleme në disa zona të Bashkisë Dropull. Si...
21:58 | 25/06/2026

Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit

“Një agjent nuk del me fytyrë për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit, por vepron në mënyrë të fshehtë.” Kështu u shpreh aktivisti Ervin Goci në...
21:57 | 25/06/2026