Hetimet për vrasjen e Ilaria Sulës, dyshime për përfshirjen e prindërve të autorit

4 Prill 2025 | 13:27

Detaje tronditëse janë publikuar nga mediat italiane në lidhje me vrasjen e studentes 22-vjeçare me origjinë nga Shqipëria, Ilaria Sula.

I dashuri i saj, Mark Antony Samson, 23 vjeç, e goditi atë tri herë me thikë në fyt më 25 mars 2025, në banesën e tij, ku jetonte bashkë me familjen.

Pas kësaj ngjarjeje tragjike, trupin e saj e mbajti të fshehur për më shumë se 20 orë në dhomën e tij dhe më pas e transportoi në një valixhe për ta hedhur në një zonë të largët.

Trupi i Ilaria u gjet një javë më vonë, ndërsa hetimet kanë nxjerrë në pah detaje të rënda për veprimet e autorit dhe mundësinë e përfshirjes së prindërve të tij në mbulimin e krimit.

Në orët e vona të 26 marsit, një pajisje e instaluar nga Bashkia e Polit regjistroi targën e makinës së familjes Samson pranë vendit ku u gjet trupi i viktimës. Hetuesit kanë dyshime se nuk mund të jetë bërë vetëm nga Mark Antony transportimi i trupit të viktimës, duke marrë parasysh që ai mund të ketë pasur ndihmë nga dikush tjetër, ndoshta edhe nga prindërit e tij. Babai dhe nëna e tij dhanë versione të pabesueshme për vendndodhjen e tyre atë natë, duke ngritur dyshime për rolin e mundshëm të tyre në mbulimin e krimit.

Autopsia e kryer në institutin e mjekësisë ligjore ka treguar se Ilaria ka pësuar tre plagë të shkaktuara nga thika në fyt, që shkaktuan vdekjen e saj për shkak të humbjes së gjakut. Përveç këtyre plagëve, janë gjetur edhe shenja të plagëve të tjera që sugjerojnë se viktima ka tentuar të mbrohej gjatë një sherri. Gjaku i gjetur në dhomën e autorit tregon për një përleshje fizike, ndërsa pastrimi i dhomës sugjeron përpjekje për të fshehur provat.

Mark Antony Samson ka pranuar përballë hetuesve se humbi kontrollin dhe nuk kishte ndërmend ta vriste Ilarian, duke kërkuar falje për veprimin e tij. Ai akuzohet për vrasje me dashje dhe për fshehje të kufomës. Hetimet vazhdojnë për të zbuluar nëse prindërit e tij janë përfshirë në ndihmën e fshehjes së krimit. Pas këtij krimi tronditës, autoritetet janë duke hetuar më tej për të zbuluar të vërtetën e plotë të ngjarjes.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona

Dy persona janë proceduar penalisht nga policia e Elbasanit. Policia në njoftim bën me dije se ata janë proceduar për veprën penale “Kanosja për shkak...
21:08 | 17/07/2026

Mori me forcë xhiron ditore në një dyqan, arrestohet 37-vjeçari në Durrës (VIDEO)

Një 37-vjeçar është vënë në pranga nga policia në qytetin e Durrësit. Arrestimi i tij ka ardhur pasi ai ka hyrë me forcë në një...
20:50 | 17/07/2026

Dita e 48-të, qytetarët vijojnë protestën para Kryeministrisë

Qytetarë, aktivistë, fëmijë e të moshuar janë mbledhur sërish këtë të premte në ditën e 48-të të protestës, ku si çdo herë, po mbajnë fjalimet...
20:02 | 17/07/2026