Pastrim parash dhe kontrabandë, arrestohet 29-vjeçari, sekuestrohen euro e buzhuteri
Pas një hetimi intensiv 5-mujor, i udhëhequr nga Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale, ka çuar në arrestimin e shtetasit me iniciale A. M., 29 vjeç, banues në Fushë Krujë, nën dyshimin për pastrim parash dhe veprimtari të paligjshme me burime kriminale.
Në kontrollet e zhvilluara në biznesin e 29-vjeçarit, konkretisht një exchange dhe argjendari, janë gjetur 100 mijë euro cash, të cilat dyshohet se u jepeshin hua kundrejt përfitimit të lartë.
Përveç kësaj, në ambiente të tjera të biznesit, u gjetën gjithashtu bizhuteri floriri, të dyshuara për të qenë të kontrabanduara, pasi nuk ishin të pajisura me fatura blerjeje. Këto bizhuteri kishin një peshë prej 1400.41 gramë dhe një vlerë prej 187,000 euro.
Po ashtu, është proceduar penalisht për veprimtaritë e dyshuara dhe babai i 29-vjeçarit, shtetasi A. M., 60 vjeç, që dyshohet se ka bashkëpunuar në pastrimin e parave dhe kontrabandën e bizhuterive. Hetimet vijojnë për të identifikuar dhe për të sjellë përpara drejtësisë shtetasit e tjerë të mundshëm të përfshirë në këto aktivitete kriminale.
Materialet hetimore janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme, mbi akuzat për “Pastrimin e produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave të kontrabanduara”, dhe “Fshehja e të ardhurave”.
LEXONI GJITHASHTU:
Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush