Berisha: Nuk do ketë asnjë tarifë për mallrat amerikane, edhe SHBA do ti heqi për ne

5 Prill 2025 | 11:41

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mori pjesë në një takim me përfaqësues të Sindikatave të Bashkuara.

Ndër të tjera, Berisha u ndal edhe te tarifat doganore të SHBA dhe tha se me ardhjen në pushtet të PD-së, Shqipëria nuk do të ketë asnjë tarifë për mallrat amerikane.

Po ashtu, Berisha u shpreh i bindur se kjo gjë do të ndodhë edhe me qeverinë e SHBA-së pasi Shqipëria t’i heqë tarifat ndaj saj.

“SHBA kanë vendosur një sistem tarifash sepse të gjithë kanë pasur tarifa ndaj tyre. Kjo është e vërteta. Ta mësoni të vërtetën. Të gjithë këta që qahen sot, kanë pasur tarifa. Shqipëria nuk do të ketë asnjë tarifë për mallrat amerikane dhe jam i bindur se kjo gjë do të ndodhë edhe me qeverinë e SHBA pasi t’i heqim ne. Edhe njëherë, u garantoj për një partneritet luajal dhe zëri juaj, avokat i fuqishëm i njerëzve të punës, do të jetë një zë që do të dëgjohet nga qeveria. Ne do ta shndërrojmë Shqipërinë në Shqipërinë Madhështore, në Shqipërinë e ëndrrave të fëmijëve tanë”, tha ai.

Sipas tij, PD do të bëjë gjithçka që Made in Albania të mbushë tregjet shqiptare dhe tregjet e botës.

“Ne do të bëjmë gjithçka që Made in Albania të mbushë tregjet shqiptare dhe tregjet e botës,” tha Berisha.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

LIVE – Nis finalja e “ëndrrave”, Messi dhe Yamal përballë për kurorën botërore

Ka nisur në stadiumin “MetLife” në New Jersey finalja e madhe e Kupës së Botës 2026, ku Spanja dhe Argjentina kanë zbritur në fushë për...
21:02 | 19/07/2026

FIFA publikon sondazhin, tifozët zgjedhin fituesen e finales Spanjë–Argjentinë

FIFA ka publikuar rezultatet e sondazhit të organizuar me tifozë nga e gjithë bota për të parashikuar fituesin e finales së Kupës së Botës 2026...
20:46 | 19/07/2026

Publikohen formacionet zyrtare të finales së Botërorit 2026, Spanja me surpriza, Argjentina zbret me Messin

Gjithçka është gati për finalen e madhe të Botërorit 2026, ku Spanja dhe Argjentina do të përballen sonte në New Jersey për trofeun më të...
20:34 | 19/07/2026