Shehaj propozon adoptimin e euros, në ndihmë të bizneseve eksportuese

5 Prill 2025 | 15:22

Shehaj me bizneset në Elbasan, propozon adoptimin e Euros si Kosova dhe Mali i Zi : Shpëtojmë vendin nga ndikimi i parave te pista

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, në shoqërinë e kandidates Sara Zekaj, zhvilloi një takim me një biznes vendas në qytetin e Elbasanit, i cili prodhon çanta kartoni për tregun shqiptar dhe atë ndërkombëtar.

Në videomesazhin e publikuar, Shehaj thekson rëndësinë e mbështetjes për sipërmarrjet vendase dhe dështimin e shtetit për të qenë në krah të atyre që përpiqen të ndërtojnë me punë të ndershme.

“Në Elbasan erdhëm dhe vizituam një tjetër qytetar që kërkon t’ia dalë me punë dhe është një biznes që prodhon çanta kartoni për bizneset shqiptare por edhe të huaja. Një histori suksesi, ku është gjithë historia e sipërmarrësve të vegjël dhe të mëdhenj që kërkojnë t’ia dalin me punë edhe që në fakt do të donin ta rrisnin biznesin e tyre, por fatkeqësisht nuk kanë kushtet për ta bërë, sepse shteti nuk është në krah tyre, por shteti vetëm sa i pengon,” u shpreh Shehaj.

Ai u ndal veçanërisht te vështirësitë që krijohen për bizneset eksportuese për shkak të luhatjeve të kursit të këmbimit, një pasojë direkte, sipas tij, e futjes së parave të pista në ekonomi.

Prandaj Agron Shehaj propozon edhe adoptimin e euros si monedhë të vendit.

“Një nga problemet kryesore të bizneseve eksportuese është luhatja e kursit të këmbimit. Ne sipërmarrës nuk bën dot një biznes plan, nuk parashikon dot të ardhurat për vitet e ardhshme sepse nuk e di sa do të jetë vlera e euros. Efekt i pastrimit të parave, nga paratë e korrupsionit dhe paratë e krimit, vlera e euros ka rënë dhe ka vënë në vështirësi shumë eksportues. Propozimi ynë për adoptimin e euros në Shqipëri, ashtu siç e ka Kosova dhe Mali i Zi, do ishte një ndihmë shumë e madhe për eksportuesit, të cilët nuk do ta vrisnin më mendjen, nuk do shqetësoheshin më për vlerën e prodhimit të tyre, e shitjeve të tyre, sepse do të prodhonin me të njëjtën monedhë me të cilën kishin edhe kostot e prodhimit,” deklaroi Shehaj.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Agron Shehaj (@agronshehaj_)

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia

Protesta e qytetarëve dhe aktivistëve në Tiranë ka shënuar këtë të enjte ditën e 54-të të saj. Protestuesit u mblodhën fillimisht në Sheshin “Skënderbej”, ndërsa...
21:41 | 23/07/2026

Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj

Republika Sërpska ka shpenzuar katër milionë dollarë nga buxheti i saj për të paguar lobistë në Uashington, që të promovojnë pavarësinë e këtij entiteti nga...
19:04 | 23/07/2026

Rrezik thatësire në Evropë, studiuesit ndërkombëtarë tregojnë pasojat e nxehtësisë ekstreme

Një studim i grupit World Weather Atribution ka treguar se klima më e nxehtë e sotme ka përshpejtuar humbjen e lagështisë nga tokat, liqenet dhe...
18:55 | 23/07/2026