Sfidat në fushën e mbrojtjes, Rama në Zall Herr: Kemi 10-fishuar investimet

5 Prill 2025 | 15:47

Kryeministri Edi Rama, zhvilloi një vizite në Zall Herr për të prezantuar arritjet në fushën e mbrojtjes. Gjatë fjalës së tij, ai theksoi se Shqipëria ka kaluar një periudhë të vështirë dhe të harresës për Forcat e Armatosura.

Kryeminisri shtoi se ushtria shqiptare është ndër më të paguarat në rajon, me një pagë mesatare prej 1550 euro, duke shtuar se kjo nuk është paga e fundit dhe se ka ende mundësi për rritje të mëtejshme.

“Shqipëria ra në humnerë dhe më pas kishte braktisje shumë të gjatë të fushës së mbrojtjes. Shteti ia ktheu kurrizin Forcave të Armatosura. Ne kemi 10-fishuar investimet në fushën e mbrojtjes. Dikur investohej për gjithë ushtrinë aq sa sot investojmë vetëm për Mbrojtjen Civile. Sot kemi një Forcë të Armatosur të Republikës së Shqipërisë, drejt së cilës të rinjtë po hedhin sytë. Rekrutimet janë 5-fishuar. Në rajon, kemi ushtrinë më të paguar. Jemi sot në pagë mesatare 1550 euro dhe nuk është stacioni ynë i fundit. Do kemi një ushtri të paguar, aq sa mesatarja e vendeve të NATO-s. Ushtria do ketë pajisje të avancuar të kohës. Shumë rekrutë do kenë akses në kredi të butë”, tha Rama.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026