Kovaçi i Korçës tregon pasionin për profesionin e tij në zhdukje

3 Maj 2021 | 12:58

Përpara viteve 90 në Korçë numëroheshin më tepër se 100 punishte kovaçerie e sot ato numërohen me gishtat e dorës.

Gani Kovaçi, si për ironi ka zgjedhur që të bëjë profesionin që ai mban mbiemrin, kovaçerinë.

Edhe pse plot 81 vjeç këtë plak të zgjuar e punëtor, Euronews Albania mundi ta intervistojë në punishten e tij.

Ganiu e ka trashëguar profesionin nga babai i tij ndërkohë që ky zanat ka rrënjë në familjen e tij.

“Këtë e kam marrë që nga babai zanatin, që i vogël kam hyrë në këtë zanat edhe tani jam 80 e ca vjet dhe punoj akoma. Neve e kemi pasur brez pas brezi zanatin. Unë jam i treti që e bëj zanatin dhe jam shumë i kënaqur, kam myshterinj (klientë) shumë,” – u shpreh Kovaçi.

Ganiu shprehet se ka shumë dëshirë që ky profesion të jetë edhe nëpër degët mësimore në shkollat profesionale por e sheh të pamundur për kohët moderne dhe të sunduar nga teknologjia.

“Unë kam kënaqësinë të bëhet ajo punë, që të futet dhe të shtrohet e zgjatet po çfarë t’iu bësh? Kush do dhe kush nuk do, varet në dëshirën e njerëzve. Kam shumë kënaqësi që ta marrin profesionin por nuk e duan se është i lodhshëm, është i piset, edhe ju duket kushedi se çfarë, i rëndë,” – tha ai.

E në kohë të tilla ku modernizimi dhe sundimi i teknologjisë është i madh, ky zanat po shkon drejt zhdukjes.

Pyetur nëse i vjen keq për faktin se teknologjia po ndikon drejtpërdrejtë në “zhdukjen” e profesionit të tij, Kovaçi pohoi se sipas kohës shkon dhe puna, teksa theksoi se nuk i vjen keq për këtë fakt.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar

Protesta kundër projektit në Zvërnec vijoi edhe këtë të martë, duke shënuar ditën e tretë radhazi të kundërshtimeve nga banorët dhe qytetarët e zonës. Të...
18:23 | 02/06/2026

Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj

Mbi 26.600 maturantë në të gjithë vendin nisin sot provimet e Maturës Shtetërore 2026, me testin e parë, atë të Gjuhës së Huaj. Procesi do...
08:14 | 02/06/2026

Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij para grupit parlamentar të PS-së, sqaroi edhe çështjen e mbrojtjes së zonës së Pishë-Poros, për të cilën u...
10:54 | 01/06/2026