Kur parashikohet fillimi i një lufte? Abazi: Europa varet nga SHBA-ja

5 Prill 2025 | 21:54

Lidhur me diskutimet mbi mundësinë e një lufte në Europë, ekspertja e çështjeve ndërkombëtare, Enika Abazi, e ka cilësuar këtë çështje si të komplikuar.

Ajo theksoi se, megjithëse Amerika kërkon që Europa të shpenzojë më shumë për mbrojtjen, kjo nuk do të çojë automatikisht në rritjen e sigurisë së kontinentit.

“Amerika kërkon që të shtyjë Europën të shpenzojë më shumë për luftën, por nga mënyra sesi bëhet, nuk mendoj se kjo do të çojë në rritjen e sigurisë së Europës automatikisht, edhe sikur ajo të arrijë sot 3% të buxhetit,” thekson ekspertja.

Ajo shtoi se Europa ende nuk është në gjendje të prodhojë një pavarësi strategjike, veçanërisht në fushën e betejës.

“Europa nuk është në gjendje të prodhojë një pavarësi srategjike në fushën e betejës. Ajo varet nga SHBA-të, për të gjithë inteligjencën dhe logjistikën. Madje edhe Franca që pretendon se ka një pavarësi bërthamore, për disa elememtë varet po ashtu nga SHBA-të”, tha Abazi.

Kur u pyet nëse Europa ka kohë për të ndryshuar këtë situatë, Abazi theksoi se problemi është se BE-ja ka nevojë për kohë për të realizuar ndryshime të tilla.

“Nëse dëgjon diskurset në kuadrin e BE=së, ata thonë për vitin 2030, pra nuk flitet për ditët e afërta ndërkohë që mendohet se lufta është në një të ardhme të afërt”, tha Enika Abazi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000

Si sot 26 vite më parë, në një pasdite të zakonshme korriku në Paris, moti ishte i kthjellët dhe në aeroportin “Charles de Gaulle” rreth...
21:58 | 25/07/2026

Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka garantuar se shteti do të jetë i pranishëm për të rindërtuar dhe riparuar zonat e prekura nga zjarret e...
21:48 | 25/07/2026

Zbulim i rrallë në Parkun Kombëtar të Llogarasë, eksploruesit gjejnë zgavrën 70 metra të thellë

Një ekspeditë speleologjike në shpellën “Sterra e Kujunxhiut”, pjesë e Parkut Kombëtar të Llogarasë, ka zbuluar një zgavër të re me thellësi rreth 70 metra,...
21:37 | 25/07/2026