Europa e ekspozuar ndaj Rusisë, Hoxha: Luftës asnjëherë nuk i dihet…
Nidela Hoxha, gazetare e ftuar në Euronews Albania, ka shprehur shqetësimin që shihet aktualisht mbi marrëdhëniet e Gjermanisë dhe SHBA-ve, duke theksuar se ato nuk janë në momentin më të mirë, një situatë që ndikon në gjithë Evropën.
Ajo nënvizoi se ky zhvillim ka nxitur Bashkimin Evropian të ndiejë nevojën për t’u riformatuar dhe për t’u armatosur seriozisht.
Hoxha shtoi se përgatitja ushtarake është e rëndësishme, duke shpresuar që kjo të jetë pjesa e fundit që BE mund të bëjë për të qenë gati për një luftë.
“Marrëdhënia e Gjermanisë me SHBA-të nuk është në ditët më të mira të saj, në fakt me gjithë Europën. E gjitha kjo ka bërë që BE të ndjejë nevojën për tu riformatuar dhe armatosur, duke e marrë seriozisht. Është më rendësi përgatitja ushtarake dhe shpresoj të jetë pjesa e fundit që mund të bëjë BE-ja, lufta. Nuk i dihet asnjëherë”, tha ajo.
Sipas gazetares, ka ende hapësirë për të qenë të përgatitur, por jo për panik. Ajo theksoi se ky është një moment i rëndësishëm për politikën evropiane dhe globale.
“Megjithatë nuk mendoj se ka vend për panik, sesa ka vend për të qenurit gati. Është një moment diçiziv në politikën evropiane dhe globale që Evropa duhet të tregojë përgjegjësi dhe siguri për mbrojtjen e qytetarëve të saj
Nga ana tjetër Europa ka probleme me armatimin. Nëse Amerika tërheq të gjithë bazat ushtarake që ka në Evropë, kjo e fundit mbetet e ekspozuar ndaj rrezikut rus dhe më tej. Luftës asnjëherë nuk i dihet”, tha Nidela Hoxha.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 21:58 E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000
- 21:48 Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme
- 21:37 Zbulim i rrallë në Parkun Kombëtar të Llogarasë, eksploruesit gjejnë zgavrën 70 metra të thellë
- 21:01 Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan
- 20:42 Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti
- 20:30 Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng