Papa Françesku shfaqet për herë të parë në publik që kur doli nga spitali

6 Prill 2025 | 14:23

Papa Françesku u shfaq sot në publik për herë të parë që kur doli nga spitali dy javë më parë pas trajtimit për pneumoni dhe u shfaq në një karrocë me rrota në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, transmeton Vatican News.

Papa doli në shesh pa paralajmërim pak para orës 12 për të përshëndetur të mbledhurit në fund të meshës.

Duke folur për sëmundjen e tij, ai tha se nuk është barrë, por mësim besimi, mirënjohjeje dhe shprese.

Papa Françesku falënderoi punonjësit e shëndetësisë, duke theksuar se “shtrati i të sëmurëve mund të bëhet një vend i shenjtë, ku bamirësia mposht indiferencën dhe mirënjohja ushqen shpresën”.

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestat përfshijnë Gjermaninë plot tensione, kundra ekstremit të djathtë,! Çfarë dimë dei tani

Tensione të larta dhe përplasje mes Policisë dhe protestuesve shoqëruan konferencën e partisë së ekstremit të djathtë Alternative für Deutschland (AfD), ku mijëra demonstrues u...
21:43 | 04/07/2026

Protesta në Francë, kërkohet reformë e thellë në luftën kundër dhunës seksuale

Shoqatat feministe dhe të mbrojtjes së fëmijëve duan njohjen e “natyrës sistemike” të dhunës seksuale dhe një “ligj gjithëpërfshirës” për ta luftuar atë, në vend...
20:25 | 04/07/2026

Misteri i zhdukjes së Yu Ting, takimi i panjohur me dy shqiptarë, një oficer policie në pension dhe një prift

Kanë kaluar 45 ditë nga zhdukja e Yu Ting në zonën e Artemidës, pranë Athinës, ndërsa autoritetet vijojnë hetimet pa një rezultat konkret. Gjatë kësaj...
18:26 | 04/07/2026