Julinda Dhame: Babai nismëtar i PD, por unë u bashkova me Edi Ramën
Këtë javë në “Profil” vjen Julinda Dhame për të sjellë rrugëtimin e saj të jetës me sfida dhe suksese…nga puna e parë si shitëse në tregun e rrobave të përdorura, te rritja e djalit të saj e vetme dhe deri te karriera e saj e gjatë si drejtuese në ministri dhe bashki! Tashmë ajo e sfidon veten me një tjetër nismë politike, si kandidate për deputete në listën e Partisë Socialiste!
Dhame ka treguar se ndonëse babai i saj ka qenë një nga nismëtarët e Partisë Demokratike, nuk ka pasur pengesë për të bashkëpunuar me Edi Ramën, i cili në kohën kur ajo nisi të punonte në bashki, ishte një socialist ndryshe që vinte nga lëvizja studentore dhe lëvizja për ndryshim.
“Në momentin që unë fillova punë, im atë kishe ikur nga PD-ja për disa arsye që nuk do doja ti thoja këtu. Ai ka qenë nimëtar si Genc ruli, Gramoz Pashko, Neritan Ceka, Sali Berisha dhe u shkëput pasi ashtu e mendoi dhe në atë moment ishte pa parti. Në momentin që unë u futa në punë me Edi Ramën, nuk u mendua shumë kjo se është pjesë e partisë socialiste apo ajo. Thjesht ishte Rama ai që më mori në punë dhe Rama personifikonte Ramën. Plus Rama vinte edhe nga lëvizja studentore dhe lvizja për ndryshim, kështu që në atë kohë nuk mendohej një “socialist, socialist”. Unë shkova në Bashki, mora një pozicion shefe e mjedisit, u mundova të bëhesha njësh me stafdin në mënyrë që të mësoja nga ta. Puna ishte një sfidë, sepse ka qenë shumë me përgjegjësi, por edhe nuk dinim ishim shumë të rinj. Por nga ana tjetër nuk mjaftonte asnjëherë rroga dhe unë bëja dy punë një punë private dhe një punë në shtet”,-tha Dhame.
LEXONI GJITHASHTU:
Delegacioni i BE në rrjetet sociale: Mbro natyrën sa je në kohë
Khamenei: Regjimit sionist i kanë mbetur vetëm pak ditë
Liqeni i Shkodrës pasuri e UNESCO-s, Rama: Rezultat i punës diplomatike
- 12:54 Avioni privat përplaset gjatë uljes emergjente në Republikën Dominikane, shpërthen në flakë! Humbin jetën 2 persona (VIDEO)
- 12:51 IA e pacensuruar: Chatbot-i që përhap teori konspirative rreth Evropës
- 12:47 Vrasja në Kamëz, i riu u paraqit pa shenja jete në spital. Identifikohen viktima dhe autori (EMRAT)
- 12:44 Irani: Nuk do të tërhiqemi derisa agresori të ndëshkohet
- 12:39 Shpërthimi i Ebolës në Kongo, BE njofton një ndihmë prej 5 milionë eurosh
- 12:34 Me 9 vota pro, miratohet në Komisionin e Ligjeve projektligji për amnistinë penale