Me 9 vota pro, miratohet në Komisionin e Ligjeve projektligji për amnistinë penale

8 Qershor 2026 | 12:34

Këtë të hënë është miratuar në parim me 9 vota në Komisionin e Ligjeve projektligji për amnistinë penale. Në mbledhje votoi pro deputeti i PD, Arjan Ndoja i cili ishte i vetmi nga opozita që mori pjesë. Projektligji pritet të kalojë në seancë plenare për votim më 18 qershor.

Ministri i Drejtësisë Toni Gogu gjatë fjalës së tij u shpreh se nga kjo amnisti 380 persona përfitojnë liri të plotë. Ai shtoi se 900 persona përfitojnë ulje dënimi. Sipas ministrit nga kjo amnisti nuk përfitojnë personat që janë dënuar për korrupsion, krim të organizuar dhe çështje që janë pjesë e strukturës antikorrupsion.

Ai listoi disa kategori që përfitojnë teksa tha se mes tyre janë burrat që janë dënuar deri në 3 vjet ose u ka mbetur me pak se 3 vjet. Ata lirohen menjëherë. Ministri shtoi se përfitojnë lirim të menjëhershëm edhe gratë që janë dënuar deri në 4 vjet ose ju ka mbetur me pak se 4 vjet nga dënimi.

Ndër të tjera ai theksoi se të gjithë burrat të moshës 60 vjeç e sipër dhe të gjitha gratë 50 vjeç e sipër lirohen menjëherë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vritet me armë zjarri 40-vjeçari në Laç (EMRI)

Një 40-vjeçar ka mbetur i vrarë pas të shtënave me armë zjarri mbrëmjen e së enjtes në qytetin e Laçit/ Viktima është identifikuar si Ilir...
23:10 | 09/07/2026

“Kalamaj kopështi që padisin edukatoren”, Manjani “fshikullon” PD dhe PS për përplasjen në Strasburg

Juristi, Ylli Manjani këtë të enjte në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me mbledhja e 21-të të Komitetit Parlamentar...
22:17 | 09/07/2026

“Larg duart nga e ardhmja”, panda-maskot i bashkohet protestës në ditën e 40-të (VIDEO)

Një moment i veçantë është shënuar në ditën e 40-të të protestës së aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë, kur një panda-maskot mbërriti në Bulevardin “Dëshmorët...
21:59 | 09/07/2026