Ministrat e Tregtisë së BE-së në Luksemburg, diskutojnë tarifat e SHBA-së

7 Prill 2025 | 12:48

Ministrat e tregtisë së BE-së do të takohen sot në Luksemburg. Ky është takimi i tyre i parë që nga shpallja e tarifave të Donald Trump javën e kaluar.

Ministrat e BE-së pritet gjithashtu të diskutojnë tarifat reciproke si dhe masat e tjera hakmarrëse që do të zbatohen në rast se përpjekjet për të negociuar një zgjidhje me Uashingtonin dështojnë.

Qeveria amerikane prezantoi tarifa universale prej një minimumi prej 10% për importet nga pothuajse të gjithë partnerët e saj tregtarë të shtunën, pasi Trump i shpalli ato në fillim të javës së kaluar.

Trump tha se ai synon të kundërshtojë çekuilibrat e pretenduar tregtar, ndërsa vazhdon të bindë prodhuesit të prodhojnë në SHBA. Ai po kërkon gjithashtu të financojë shkurtime të taksave në shkallë të gjerë, një premtim qendror i fushatës.

Përpara takimit, Maros Sefcovic, komisioneri i BE-së për tregtinë dhe sigurinë ekonomike, thotë se diskutimi do të përqëndrohet në mënyrën se si të pozicionohet Evropa në atë që ai e përshkruan si “ndryshimi i paradigmës së sistemit global tregtar”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat

Një person u vra dhe një tjetër u plagos rëndë pasi një tren mallrash u përplas me një kamion në lindje të Iowës të mërkurën në...
14:39 | 04/06/2026

11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik

Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës së kaluar si pjesë e Misionit të Patrullimit Ajror Baltik të NATO-s, tha të enjten zëdhënësi...
14:27 | 04/06/2026

Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima

Ushtria amerikane sulmoi një anije të akuzuar për kontrabandë droge në Oqeanin Paqësor lindor të mërkurën, duke vrarë dy burra, ndërsa administrata Trump zhvillon një fushatë kundër trafikantëve të...
14:12 | 04/06/2026