Me armë sportive në makinë, procedohet penalisht 44-vjeçari në Sarandë

8 Prill 2025 | 12:02

Policia e Sarandës ka proceduar penalisht një 44-vjeçar pasi lëvizte i armatosur.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Audi”, shërbimet e Policisë konstatuan se drejtuesi i tij, shtetasi A. H., 44 vjeç, banues në Sarandë, mbante një armë sportive të markës “Gamo” pa lejen përkatëse.

Arma u sekuestrua si provë materiale, ndërsa ndaj 44-vjeçarit nisi procedimi penal.

Në një tjetër operacion, Policia e Sarandës ka arrestuar edhe një tjetër shtetas, F. Gj., 21 vjeç, banues në Sarandë. Gjatë një kontrolli në banesën e tij, u gjet dhe u sekuestrua një sasi e dyshuar lënde narkotike e llojit cannabis sativa. Shtetasi 21-vjeçar dyshohet se e ndante lëndën narkotike në doza për ta shitur, kryesisht në lokalet e natës në qytetin e Sarandës.

“Gjatë kontrolleve të ushtruara në lagjen nr. 1, shërbimet e Policisë arrestuan shtetasin F. Gj., 21 vjeç, banues në Sarandë, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit cannabis sativa. 21-vjeçari dyshohet se e ndante lëndën narkotike në doza për ta shitur, kryesisht në lokalet e natës në qytetin e Sarandës,” njofton Policia.

Materialet për të dyja rastet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë. Nga përplasja me armë humb i jetën...
09:31 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026