Rikthehet magjia e Champions League, dy supersfidat e para në çerekfinale

8 Prill 2025 | 14:17

Faza çerekfinale e Champions League fillon mbrëmjen e sotme me dy ndeshje të mëdha në Gjermani dhe Angli. Në Allianz Arena, Bajerni pret Interin, ndërsa kampionët në fuqi të Real Madrid udhëtojnë drejt Londrës për t’u përballur me Arsenalin.

Kompeticioni më spektakolar për klube rikthehet këtë të martë me fazën çerekfinale, ku në fushë zbresin 4 skuadra pretendente për fitimin e trofeut. Ndeshjet do të luhet paralelisht në Gjermani dhe Angli, me fokus në Emirates dhe Allianz Arena. Kampionët në fuqi të Real Madrid, të udhëhequr nga Carlo Ancelotti dhe me një formë të luhatur këtë sezon, do të sfidojnë Arsenalin, që ndeshjen e parë e luan në shtëpi. Një përballje që pritet të dhurojë spektakël.

Në të dyja skuadrat do të mungojnë disa lojtarë kyç. Te londinezët do të jenë të pamundur për t’u paraqitur Calafiori, Gabriel, Jesus, Havertz, Sterling dhe Tomiyasu, ndërsa te galaktikët e Realit, mungesat përfshijnë Carvajal, Ceballos, Militao, Lunin, Mendy dhe Tchouameni. Ky do të jetë takimi i tretë mes dy skuadrave në Champions League, me dy të mëparshmet që kanë përfunduar me një fitore për Arsenalin dhe një barazim pa gola.

Në të njëjtën kohë, në Allianz Arena, Bayern do të presë Interin në një duel të karakterizuar nga mungesat e shumta për të dyja ekipet. Bayern do të luajë pa 8 futbollistë, përfshirë 5 titullarë si Neuer, Upamecano, Davies, Musiala dhe Coman. Nga ana tjetër, skuadra e Simone Inzaghit do të përballet pa Dumfries, Taremi dhe Zielinski. Ky është takimi i tetë mes këtyre dy ekipeve, ku Bayern ka regjistruar 4 fitore, 1 barazim dhe 2 humbje.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026