Rriten bursat evropiane, përmirësohen treguesit pas së “hënës së zezë”

8 Prill 2025 | 14:48

Tregjet financiare evropiane u hapën me rritje të martën e 8 prillit, pas katër ditë humbje që tronditën investitorët në të gjithë globin.

Deri në orën 09 e 11, treguesi në nivel evropian i institucionit financiar “Stoxx 600” ishte 1 për qind më i lartë për çdo sektor, duke shënuar kështu kthimin në territoret pozitive.

Ndërsa në nivel shtetëror, bursa gjermane u rrit me 1.09 për qind, ajo franceze me 1.66, italiania 1.66 dhe spanjollja me 0.52 për qind. Edhe bursa e Londrës regjistroi 1.03 për qind rritje.

Rikthimi i qetësisë në tregjet evropiane vjen pas një dite të karakterizuar nga paqëndrueshmëria, edhe pse investitorët mbeten ende të pasigurt për shkak të tarifave globale të vendosura nga Trump dhe lëvizja e ardhshme e tij.

Ndërkohë, në Azi, Ministria kineze e Tregtisë njoftoi të martën, me orën lokale, se do të luftojë deri në fund dhe do të marrë kundërmasa ndaj Shteteve të Bashkuara për të ruajtur interesat e saj, pasi presidenti Trump kërcënoi 50 për qind tarifa shtesë për importet kineze.

Në Japoni, bursa e Tokios u rrit me 5 për qind. Edhe ajo e Hong Kongut u rrit, por jo aq sa duhet pas rënies në pikiatë prej 13.2 për qind që u verifikua të hënën.

Institucioni financiar “Hang Seng” fitoi 1.6 pikë përqindjeje, ndërsa bursa e Shangait 0.9. Në Korenë e Jugut rritja ka qenë më shumë sesa modeste, 0.1 për qind.

Edhe në Australi e Zelandën e Re, tregjet njohën gjithashtu rritje.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shpërthim me tritol në Shkodër, lënda plasëse ishte vendosur në një automjet. Policia jep detaje

Një shpërthim me tritol është regjistruar këtë të hënë në fshatin Gimaj në Shkodër. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në orët e...
14:15 | 06/07/2026

3 pozicione për anëtarë të KLP, Çela: Prokurorët e interesuar të paraqesin kërkesën me shkrim deri më 21 korrik

Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela këtë të hënë shpalli thirrjen për paraqitjen e shprehjes së interesit nga prokurorët për tre pozicione për anëtarë në Këshillin...
14:00 | 06/07/2026

Erdogan gati të presë Trump dhe aleatët e NATO-s, gazetari i Euronews Albania jep detaje nga Ankaraja

Gazetari i Euronews Albania, Xhemajl Rexha në një lidhje live nga Ankaraja ka zbardhur detajet e fundit mbi përgatitjet për Samitin e NATO-s në Turqi....
12:00 | 06/07/2026