“Mund të intimidojë dëshmitarët”| Zbardhet vendimi, pse Apeli la në burg Veliajn

8 Prill 2025 | 16:11

Zbardhet vendimi i Gjykatës së Apelit që la në burg kryetarin e bashkisë së Tiranës Erjon Veliaj. Në arsyetimin e tij, gjyqtari Engert Pëllumbi ka vlerësuar se duke qenë kryebashkiak i bashkisë më të madhe të vendit, Veliaj mund me pushtetin e tij mund të ndikojë tek dëshmitarët dhe minuar hetimin

Apeli i Posaçëm ku Velaij kërkoi masë më të butë e madje ofroi edhe garanci pasurore, ka theksuar se gjithashtu ekziston edhe rreziku i ikjes nga vendi, apo i kryerjes së veprave të tjera penale nga ato për të cilat po ai procedohet.

Gjyqtari Pëllumbi ka renditur si arsyetim edhe faktin se zyrtarë apo ish-zyrtarë të tjerë të akuzuar për vepra penale të ngjashme apo të tjera janë proceduar e hetuar me masë sigurie arresti në burg, duke përmendur Lefter Kokën, Fatos Tushen apo Vangjush Dakon.

Gjithashtu sipas gjykatës është e provuar se, shumica e personave që kanë dhënë deklarime në prokurori mbi hetimet që janë ndjekur ndaj Veliajt dhe personave të tjerë, janë kontaktuar para dhe pas marrjes në pyetje, kryesisht nga Ajola Xoxa. Në të njëjtën kohë sipas gjykatës ekziston edhe rreziku i ikjes dhe për këtë, masa më e përshtatshme, është ajo e arrestit në burg.

Gjyqtari Engert Pëllumbi  ka arsyetuar se, fakti që Erion Veliaj është kryetar në detyrë i bashkisë më të madhe në vend siç është ajo e Tiranës, ka pushtetin për të ndikuar tek vartësit e tij që mund të japin sqarime në prokurori, por edhe personave të tjerë duke deformuar përmbajtjen e dokumenteve të tjera që mund ti shërbejnë prokurorisë si prove.

Gjithashtu në vendimin e zbardhur thuhet se Erion Veliaj ka dërguar mesazhe me natyrë të fortë intimiduese në drejtim të agjentëve të Byrosë Kombëtare të Hetimit të cilëve u kërkon hapur të ndalojnë me thirrjen e bashkëshortes së tij Ajola Xoxa për të dhënë deklarime në prokurori.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Të shtëna me armë zjarri në Kurbin, plagoset 22-vjeçari në fshatin Gjorm

Një 22-vjeçar ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në fshatin Gjorm të Kurbinit. Sipas informacioneve paraprake, i riu është...
19:51 | 25/07/2026

Zjarr në malin e Çipinit, terreni i vështirë pengon ndërhyrjen e zjarrfikësve (VIDEO)

Një vatër aktive zjarri është konstatuar pasditen e kësaj të shtune në malin e Çipinit. Flakët raportohen se kanë rënë në një lartësi të konsiderueshme,...
19:04 | 25/07/2026

FAST Albania arreston në Kavajë 26-vjeçarin e kërkuar nga Italia për trafik droge

Një 26-vjeçar nga Kavaja, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, është arrestuar nga Sektori për Kërkimin (FAST Albania), në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore...
15:14 | 25/07/2026