“Trupi i Ilarias u hodh nga një shpat mali”, gazetari italian: Autori i ftohtë
Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e 22-vjeçares shqiptare në Itali, Ilaria Sulës. Hetuesit deklarojnë se autori pasi vrau të renë, 23-vjeçari arriti të kthehej menjëherë në normalitet.
Emilio Orlando, gazetar në Itali tha në një intervistë për Euronews Albania se ish i dashuri i të resë shqiptare është treguar shumë i ftohtë dhe i kthjellët pas krimit dhe pasi e kishte hedhur trupin e saj nga një shpat mali, duke llogaritur gjithçka do ndodhte më pas.
Ai tregoi se veç nënës se Mark Mamson, që ka pranuar se e ka ndihmuar të birin të pastrojë gjakun pas vrasjes, janë edhe dy bashkëpunëtorë të tjerë në krim për të cilët po hetohet.
“Një gjë është e qartë që qelizat e telefonit të autorit dhe 22-vjeçares, që ende nuk është gjetur që Mart Samson ishte ndaluar në datën 1 prill, 5 ditë pas zhdukjes së Ilarias me dy shokët që mund ta kenë ndihmuar për ë devijuar hetimet. Mark Samson është treguar i ftohtë, i kthjellët, e ka planifikua mirë krimin, edhe kur ka hedhur trupin nga shpati i malit dhe pas vrasjes është takuar me një shoqen e Ilarias, kanë ngrënë dhe i thënë se ishte i shqetësuar që s’e kishte takuar, pra njëri i ftohtë. Me siguri i kishte planifikuar edhe ato që do ndodhnin më pas, gjetjen e një alibie, por ky plan kriminal u zbulua nga policia, edhe pse ka ende shumë për të zbuluar dhe mbetet edhe misteri i bashkëpunëtorëve”, tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
“Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)
Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec
Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)
- 19:56 Hezbollahu sulmon trupat izraelite në Libanin jugor
- 19:47 “Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)
- 19:39 Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec
- 19:28 Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit
- 19:25 Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)
- 19:18 Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin