Dosja e vrasjes së Ilarias: I dashuri pas krimit hëngri drekë me shoqen e shqiptares

8 Prill 2025 | 13:31

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me veprimet e 23-vjeçarit, Mark Samson, pas vrasjes së studentes me origjinë shqiptare, Ilaria Sula.

Në vendimin e gjyqtares Antonella Minunni për caktimin e masës së arrestit ndaj filipinezit, thuhet se filipinezi ka treguar një qëndrim të jashtëzakonshëm të vetëkontrollit pas vrasjes së 22-vjeçares. Edhe pse më parë kishte thënë se nuk mund të jetonte pa të dhe nuk mund ta imagjinonte jetën pa vajzën, pas krimit ai arriti të kthehej në normalitet, duke e menaxhuar me qetësi situatën, siç nënvizohet në vendimin e gjyqtares.

Në vendim përmendet se, pas krimit, Mark Samson përpiqet të shfajësohet duke e cilësuar vrasjen si një “gjest zemërimi dhe xhelozie”. Ai e justifikon veprimin e tij me presionin që kishte për të marrë rezultate të mira në universitet.

“Ajo që bie në sy te Mark Samson është qëndrimi i tij i vetëkontrollit të fortë dhe të qartë, veçanërisht në fazën pas vrasjes së Ilarias. Edhe pse disa herë kishte thënë se nuk mund të jetonte pa Ilarian dhe s’mund ta imagjinonte jetën pa të, pasi e vrau brutalisht dhe hoqi qafe trupin e vajzës, ai ia doli të kthehej menjëherë në normalitet”, thuhet në vendimin e gjykatës.

Hetimet e prokurorisë zbulojnë se, pavarësisht krimit të tmerrshëm që kishte kryer, Samson ka takuar shoqen e Ilarisë, me të cilën ka ngrënë një piadinë dhe ka diskutuar për problemet që kishte me të edhe pse, në fakt, ai e kishte vrarë atë pak më parë.

Ai ka vazhduar të bisedonte për çështje të thjeshta dhe banale, pa treguar shenja pendimi apo shqetësimi për veprimin që kishte kryer.

Gjithashtu, ai i ka dërguar mesazhe babait të Ilarisë, duke u shtirur se ishte vajza e tij, dhe ka vazhduar të komunikonte me shoqet e Ilarisë, duke bërë që ato të besonin se ajo ishte ende gjallë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Fermerët e Korçës thirrje qeverisë: Na ndihmoni të sigurojmë prodhimet

Një nga problemet kryesore të “shtëpisë pa çati”, bujqësisë, në juglindje të vendit është prodhimi i cili dëmtohet për shkak të kushteve klimaterike, breshërit apo...
15:36 | 25/06/2026

Gazetari shqiptar në SHBA tregon historinë e Goxhajt në luftën e Kosovës: Dokumenti t’i nënshtrohet ekspertizës

I ftuar në një lidhje live nga SHBA për Now me Thimi Samarxhi, gazetari shqiptar Denion Ndrenika komentoi debatin e krijuar pas publikimit nga kryeministri...
15:19 | 25/06/2026

Rama shpall ‘non grata’ një nga protestueset nga Kosova, Ikballe Huduti

Ikballe Huduti këtë të enjte është shpallur person i padëshiruar në Shqipëri. Urdhri i ka shkuar policisë së shtetit për zbatim që kjo shtetase të...
14:45 | 25/06/2026