“Ishin të fundit që e panë para zhdukjes”, gazetarja: Çfarë thanë mikeshat e Ilarias

5 Prill 2025 | 09:59

Gazetarja shqiptare në Itali, Alba Kepi, solli detaje të reja në lidhje me vrasjen e shqiptares Ilaria Sula.

Mark Antony Samson, dha dëshminë e tij të premten për rreth pesë orë në gjykatë, ku pranoi autorësinë për vrasjen e 22-vjeçares, Ilaria Sula.

Gazetarja Kepi zbuloi detaje nga dëshmina e shoqeve të dhomës të cilat ishin të fundit që e takuan Ilarian para se të zhdukej.

Kepi u shpreh se në dëshminë e tyre ato kanë thënë se pas një shkëmbimi mesazhesh në telefon, Ilaria ka zbritur për vetëm pak çaste poshtë, por që nuk është kthyer më në banesë.

“Ilaria Sula jetonte me mikeshat e saj studente. Sipas rrëfimit të mikeshave, ajo ka shkëmbyer mesazhe në telefon dhe ka dalë nga banesa, ndërsa ato nuk e dinin ku ka shkuar. Supozohet që ajo ka folur me Mark Antony për tu sqaruar apo për tu takuar, këtë nuk e dimë. Pas takimit, kanë shkuar në apartamentin e Mark, ku ai jetonte me prindërit dhe krimi është bërë në dhomën e tij. Mikeshat kanë deklaruar se Ilaria ka marrë gjëra të vogla, të cilat merren për një ditë të shkurter, ndërsa kanë thënë se ajo nuk ka marrë gjëra për një largim për të qëndruar gjatë. Ata filluan të kishin dyshime pse ajo po vonohej kaq shumë kur ka dalë për kaq pak. Por prokuroria ka vepruar shpejt duke e zbuluar nëpërmjet telefonit që përdorte dinamikën e ngjarjes dhe, sigurisht, zbardhja e targës së makinës së babait të Mark Antony-t, 500 metra larg vendit ku u hodh valixhja, bëri që të merrej ai në polici dhe të pyetej,” tha Kepi.

Gazetarja shtoi se edhe roli i prindërve të autorit mbetet i dyshimtë, pasi ata kanë qenë në banesë kur ka ndodhur krimi.

“Dyshimet janë të forta edhe për prindërit, të cilët janë marrë në pyetje pasi kanë qenë në apartament në momentin e ngjarjes, por nuk rezultojnë të jenë vënë në hetim. Megjithatë, ka dyshime se ndoshta prindërit mund ta kenë ndihmuar në spostimin e trupit në automjet, qofte dhe në pastimin e asaj çfarë ka ndodhur,” tha Kepi.

Kujtojmë se filipinasi Samson, pasi e vrau me thikë shqiptaren Ilaria Sula, e futi trupin e saj në valixhe dhe e hodhi në një zonë pyjore në Poli, jashtë Romës.

Për disa ditë, ai dërgonte mesazhe nga telefoni i saj dhe bëri postime në rrjetet sociale për të fshirë gjurmët.

Gjithsesi, pasi u mor në pyetje nga policia, Mark Antony Samson pranoi krimin.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Incident në Policinë e Shtetit, ish-drejtori i Policisë së Shkodrës pezullohet pasi u përplas me drejtuesen e Burimeve Njerëzore

Ish-drejtori i Policisë së Shkodrës, Gentjan Berberi, është pezulluar nga detyra dhe ndaj tij ka nisur një hetim disiplinor pas një incidenti të ndodhur në...
15:51 | 25/06/2026

Fermerët e Korçës thirrje qeverisë: Na ndihmoni të sigurojmë prodhimet

Një nga problemet kryesore të “shtëpisë pa çati”, bujqësisë, në juglindje të vendit është prodhimi i cili dëmtohet për shkak të kushteve klimaterike, breshërit apo...
15:36 | 25/06/2026

Gazetari shqiptar në SHBA tregon historinë e Goxhajt në luftën e Kosovës: Dokumenti t’i nënshtrohet ekspertizës

I ftuar në një lidhje live nga SHBA për Now me Thimi Samarxhi, gazetari shqiptar Denion Ndrenika komentoi debatin e krijuar pas publikimit nga kryeministri...
15:19 | 25/06/2026