Roli i prindërve të filipinasit në vrasjen e Ilarias: Çfarë thotë gazetarja në Itali

4 Prill 2025 | 16:10

Gazetarja shqiptare në Itali, Alba Kepi, foli këtë të premte mbi zhvillimet e fundit mbi hetimet për vrasjen e shqiptares Ilaria Sula nga ish-i dashuri i saj Mark Antony Samson.

Gazetarja tha se këtë të premte zhvillohet një seancë e gjatë e marrjes në pyetje të autorit filipinas, i cili e ka pranuar krimin.

Por pyetjet mbeten nëse në këtë krim të rëndë ai ka pasur ndihmën e prindërve të tij, të cilët kanë qenë në banesë në momentin kur ai ka vrarë ish-të dashurën shqiptare.

“Marc Anthony Samson po merret sërish në pyetje sot. Pyetjet janë nëse vrasja ka qenë e paramenduar apo momentale, siç ka deklaruar ai. Ai ka thënë se Ilaria ka marrë një mesazh në Tinder që ka shkaktuar zemërimin e tij, duke bërë që të marrë thikën dhe ta godasë për vdekje. Ekspertiza mjeko-ligjore thotë se vajza ka ndërruar jetë brenda një minute, ndërsa ka disa plagë të tjera në krah që nënkupton se mbase ajo është përpjekur të mbrohet.”

“Për pyetjet e hetuesve, nëse ka pasur ndihmën e babait në transportimin e trupit, ai është munduar t’i lërë jashtë kësaj ngjarjeje prindërit e tij, duke thënë se ata nuk kanë lidhje me ngjarjen.”

“Thuhet se filipinasi është munduar të shfajësojë prindërit, por disa pyetje mbeten, pasi automjeti që ka përdorur ai ishte në pronësi të babait të tij. Mbeten pyetjet nëse ka qenë i aftë të transportojë trupin vetëm, dhe nëse provat në banesë, si gjaku, janë pastruar me ndihmën e prindërve të tij. Por nëse prindërit do të ishin në dijeni ose ta kishin ndihmuar atë, do t’i bënte automatikisht bashkëpunëtorë në vrasje”, tha gazetarja Kepi.

“Ai nuk e pranon se vrasja ka qenë me paramendim. Sipër ligjislacionit italian, nëse vërtetohet se vrasja ka qenë me qëllim, dënimi mund të jetë deri në burgim të përjetshëm”, tha Kepi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dyshime për abuzim me fondet, ndalohen drejtoresha e filialit të Postës në Durrës dhe dy punonjëse të tjera

Është ndaluar drejtoresha e filialit te Postës së Durrësit Elisabeta Mataj, shefja e financës Valbona Hoti Duni dhe arkëtarja Paola Dana. Pas kallëzimit penal të...
20:29 | 15/07/2026

Protesta qytetare në Tiranë, dita e 46-të e tubimit para Kryeministrisë

Protesta qytetare në Tiranë shënon sot ditën e 46-të të saj. Si çdo ditë, protestuesit janë mbledhur në bulevardin përpara godinës së Kryeministrisë, ku do...
20:15 | 15/07/2026

Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen

Partia Demokratike mbledh sot Këshillin Kombëtar ku do të votohet për lidershipin e ri të kësaj partie që do të jetë në krahët e Berishës...
14:55 | 15/07/2026