“Kurti i izoluar ndërkombëtarisht”, Krisafi: Kosovës i duhet qeveri stabël
Ledion Krisafi, eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare tha në “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania se duket se Kosova është më afër zgjedhjeve të reja se sa krijimit të qeverisë së re.
Sipas Krisafit, Kosova ka nevojë për stabilitet pasi nuk dihet se si administrata e Trump do të sillet me Kosovën. Ai tha se asnjë nga kombinimet që mund të bëhen nga votimet nuk arrin të krijojë një qeveri stabile, ndërsa e shikon këtë situatë shumë problematike.
“Kam përshtypjen se Kosova është më afër zgjedhjeve të reja se sa zgjedhjes së qeverisë. Sepse sido të rrotullosh këtë listën aty, qeveria do të jetë e dobët, problematike, e çoroditur dhe Kosova në këtë moment ka nevojë për stabilitet. Tashmë kemi një administratë amerikanë që nuk i dihet se si mund të sillet me Kosovën e duhet të ketë një person të matur dhe i kujdesshëm. Unë besoj se Albin Kurti nuk është as i matur e as i kujdesshëm. Nëse ai sillet me këtë administratë siç u soll me Joe Biden, nuk do ketë një përgjigje të mirë. Mund të kemi rikthimin e tezave të shkëmbimit të territorit me Serbinë mund të shtohet presioni për të bërë asociacionin, ndaj Kosova ka nevojë për një qeveri stabile dhe asnjë kombinim nuk e jep një qeveri stabile”,-tha Krisafi.
Rama shpjegon Paketën e Maleve sipas ChatGPT: Nuk favorizon të pasurit, por familjet me toka të trashëguara pa dokumente
Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike
Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike
- 22:30 Rama shpjegon Paketën e Maleve sipas ChatGPT: Nuk favorizon të pasurit, por familjet me toka të trashëguara pa dokumente
- 22:19 Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike
- 22:06 Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike
- 21:27 Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun
- 20:49 Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit
- 20:38 Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës