Përgatitjet për “Defender 21”, vijon zbarkimi i trupave, të martën dita e vizitorëve të shquar

3 Maj 2021 | 17:43

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka publikuar pamje nga porti i Durrësit, ku vazhdon zbarkimi i trupave dhe mjeteve amerikane.

Sipas tij, gjithçka është gati për të çelur stërvitjen e përbashkët më të madhe të zhvilluar në Shqipëri nga ushtria amerikane dhe forcat tona të armatosura në kuadër të NATO-s, ‘Defender Europe 21’.

Të martën pritet të zhvillohet eventi i parë, Dita e Vizitorëve të Shquar, ku të pranishëm do të jenë autoritetet më të larta civile dhe ushtarake në vend, ato amerikane dhe NATO-s.

Shqipëria është një ndër 16 shtetet ku do të zhvillohet stërvitja ushtarake shumëkombëshe “Defender 21”. Trupat e mbërritura nga 26 shtete, nën drejtimin e amerikanëve do të kenë operacione në portin e Durrësit, bazën ajrore të Kuçovës, Berat, Zall-herr, Bizë, Pashaliman dhe bazën ajrore të Farkës.

Shqipëria u zgjodh ndër shtete e tjera për shkak të vendndodhjes së saj strategjike dhe faktit se ka qenë një partner i vlefshëm për SHBA prej vitesh. Kjo stërvitje do të kryhet në pjesën e Ballkanit dhe Detit të Zi.

Deri në 10 qershor në Shqipëri do të zhvillohen stërvitje ku përfshihen dhe qitjet e drejtpërdrejta, ato mbrojtëse ajrore, raketore apo dhe detare, por një pjesë e trupave do të qëndroje dhe më pas.

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë. Nga përplasja me armë humb i jetën...
09:31 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026