VIDEO| Aksident i rëndë në Berat, ndërron jetë 50-vjeçari

11 Prill 2025 | 10:02

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mëngjesin e kësaj të premteje në afërsi të fshatit Moravë, në Berat, duke i marrë jetën shtetasi 50-vjeçar, Eduart Ismaili.

Sipas informacionit zyrtar nga Policia e Shtetit, në aksident janë përfshirë dy automjete, njëri i drejtuar nga shtetasi F. P., 31 vjeç, dhe tjetri nga 50 vjeçari.

Fillimisht, 50-vjeçari u transportua në spital në gjendje të rëndë shëndetësore, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ai ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra.

Drejtuesi tjetër i mjetit, F. P., është shoqëruar nga policia për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë disa minuta më parë, mbi aksidentin në fshatin Moravë, njoftojmë se si pasojë e aksidentit, shtetasi E. I. humbi jetën, në spital”, njofton policia.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë. Nga përplasja me armë humb i jetën...
09:31 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026