Kina i kundërpërgjigjet SHBA: Vendos tarifë 125% për importet amerikane

11 Prill 2025 | 10:20

Kina ka njoftuar vendosjen e një tarife të re prej 125% për importet nga Shtetet e Bashkuara, në një lëvizje të re në përshkallëzimin e luftës tregtare mes dy ekonomive më të mëdha të botës.

Tarifa e re, e cila shënon një rritje të ndjeshme nga 84% që ishte shpallur të mërkurën, vjen si kundërpërgjigje direkte ndaj masave të fundit proteksioniste të administratës amerikane. Me këtë vendim, Kina ka barazuar nivelin e tarifës me atë të vendosur aktualisht nga SHBA për mallrat kineze.

Ekspertët paralajmërojnë se përshkallëzimi i mëtejshëm i tarifave rrezikon të rëndojë edhe më shumë mbi ekonominë globale, në një moment të ndjeshëm për tregjet dhe zinxhirët e furnizimit ndërkombëtar.

Në kulmin e luftës tregtare, autoritetet kineze po intensifikojnë kontaktet me partnerët e tjerë tregtarë për të koordinuar reagimin ndaj qasjes së re të Uashingtonit, duke përfshirë takime me përfaqësues të Spanjës, Arabisë Saudite dhe Afrikës së Jugut.

Megjithë përshkallëzimin e tensioneve, Trump shprehu besimin se një marrëveshje me Kinën është ende e mundur. “Jam i sigurt që do të mund të shkojmë shumë mirë me njëri-tjetrin,” tha presidenti amerikan duke iu referuar homologut të tij kinez, Xi Jinping. “Në kuptimin e vërtetë, ai ka qenë mik i imi prej kohësh dhe besoj se do të arrijmë diçka që është shumë e mirë për të dy vendet.”- tha presidenti i SHBA.

Por Pekini reagoi ashpër ndaj veprimeve të fundit të SHBA. Në një konferencë për shtyp, zëdhënësi i ministrisë kineze të Tregtisë, He Yongqian, deklaroi se Kina nuk do të pranojë “kërcënime dhe shantazh” dhe do të qëndrojë e vendosur nëse Uashingtoni vijon me këtë qasje konfrontuese. “Ne jemi të hapur për dialog, por ai duhet të bazohet në respekt të ndërsjellë,” tha ai.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zelensky do të udhëtojë drejt SHBA-së, zbulon se do të takohet me presidentin Trump në Uashington

Presidenti Volodymyr Zelensky do të udhëtojë për në Shtetet e Bashkuara javën e ardhshme dhe do të takohet me Donald Trump , siç zbuloi ai...
11:59 | 24/07/2026

Një muaj pas tërmeteve vdekjeprurëse, venezuelianët ende kërkojnë të dashurit e tyre nën rrënoja

Më shumë se 5,300 njerëz janë konfirmuar të kenë vdekur nga tërmetet dhe më shumë se 16,500 të tjerë janë plagosur, sipas një numri të...
10:17 | 24/07/2026

Tentohet të vidhet një bankë në Gjermani, vritet një punonjës gjatë pengmarrjes. Arrestohet 20-vjeçari autor i krimit

Një burrë ka vdekur në një incident pengmarrjeje në një degë banke në Regensburg, Bavari, në Gjermaninë jugore. Policia ka arrestuar autorin e dyshuar pas...
10:03 | 24/07/2026