Fondi Rajonal i Sfidave shpall thirjen e katërt për aplikime për fonde

11 Prill 2025 | 11:55

Fondi Rajonal i Sfidave(RCF) ka hapur zytarisht Thirrjen e Katërt për Shprehje Interesi, duke ftuar konsorciumet e ofrimit të trajnimeve profesionale dhe sipërmarrjet nga të gjashtë ekonomitë e Ballkanit Perëndimor për të aplikuar për fonde me synim përmirësimin dhe zhvillimin e aftësive si dhe për të rritur konkurrueshmërinë e bizneseve në rajon.

Institutet e Trajnimit Profesional, në bashkëpunim me një minimum prej tre sipërmarrjesh janë të inkurajuar të dorëzojnë aplikimet e tyre për shprehje interesi deri më 6 qershor, 2025, në 23:59. Aplikantët e suksesshëm do të fitojnë akses në fonde të rëndësishme për të mbështetur investimet në pajisje moderne, zhvillimin e infrastrukturës dhe programet e trajnimit bashkëpunues të bazuara mbi mësimin në vendin e punës.

“RCF fuqizon ofruesit e trajnimeve për të pajisur punëtorët me aftësitë që i nevojiten bizneseve – një kontribut me përfitime afatgjata për të gjithë Ballkanin Perëndimor”, theksoi David Piegazki, Sekretar i Përgjithshëm i Forumit të Investimeve të Dhomave WB6 (WB6-CIF).

44 Milion euro të Mobilizuara tashmë për Zhvillimin e Aftësive në të gjithë Rajonin

Që nga lançimi, RCF ka tërhequr mbi 450 aplikantë dhe mbështetur 99 projekte me përafërsisht 44 milion euro të investuara në Shqipëri, Bosnjë Hercegovinë, Mali i Zi, Kosovë, Maqedoni e Veriut dhe Serbi.

Fondi është aprovuar nga Ministria Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ), e cila ofron 64.43 milion euro, me një shtesë prej 10 milion eurosh të bashkëfinancuara nga Qeveria Zviceriane, përfaqësuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC). Banka Gjermane e Zhvillimit KfW administron fondet, ndërsa Forumi I Investimeve të Dhomave WB6 (WB6-CIF) është i angazhuar me zbatimin e programit.

Instrumentat e rinj për shkëmbimin e njohurive: Lançohet platforma Net4VET

Thirrja e 4-t u lançua gjatë eventit “Shkëmbimi Rajonal i Njohurive të Fondit Rajonal të Sfidave: Fuqizimi i Zhvillimit të Aftësive për Transformimin e Biznesit”, mbajtur online më 7 prill 2025.

Përveç njoftimit mbi thirrjen e re, RCF prezantoi Net4VET – një platformë e dedikuar për shkëmbimin e njohurive online e krijuar për të lidhur bizneset, ofruesit e arsimit profesional dhe palët e tjera të interesuara.

“Jemi të lumtur të prezantojmë Net4VET – një hapësirë e dedikuar për të përshpejtuar shkëmbimin e praktikave model, historive të suksesit dhe inovacionet e modeleve të trajnimit në mbarë rajonin”, tha Frieder Woehrmann, udhëheqës i Njësisë së Menaxhimit të Fondit në RCF.

Aplikantët e mundshëm inkurajohen të eksplorojnë Net4VET për të mësuar nga projektet të cilave u janë akorduar grantet, për të eksploruarmodele inovative bashkëpunimi si dhe për të aksesuar burimet e nevojshme që lidhen me arsimin profesional dhe trajnimin dhe mbi zhvillimin e kapitalit njerëzor në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor.

Si të aplikoni

Konsorciumet e ofruesve të trajnimit profesional dhe sipërmarrjeve mund të gjejnë informacion të detajuar mbi kriteret e pranueshmërisë, procedurat e aplikimit dhe udhëzimet për dorëzimin e aplikimevekëtu.

Kalendari i plotë i sesioneve të ardhshme informatuese online përtë gjitha vendet e BP6 – duke përfshirë link-et e regjistrimit është i disponueshëm këtu.

Rreth Fondit të Sfidës Rajonale

RCF është një instrument unik financimi që forcon lidhjen midis arsimit profesional dhe nevojave të tregut të punës në Ballkanin Perëndimor. Nëpërmjet granteve konkurruese, RCF mbështet projektet e trajnimit bashkëpunues dhe atij dual, te cilat zvogëlojnë hendekun midis arsimit dhe punësimit, rrisin mundësinë e punësimit të të rinjve dhe nxisin rritjen ekonomike rajonale.

Për çdo pyetje të mëtejshme, mos ngurroni të kontaktoni përfaqësuesin e RCF-së Renato Vasili, në adresën e e-mailit; [email protected], ose përfaqësuesin e agjencisë Eni Zeqiri, Iceberg Communication në adresën e e-mailit: [email protected].

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)

Violand Braçellari, autori i vrasjes së efektivit të Policisë së Shtetit, Enea Mekolli, gjatë operacionit të zhvilluar në Maliq është transportuar me ambulancë nga spitali...
11:49 | 04/06/2026

Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme

Biznesmeni dhe investitori strategjik Pëllumb Gjoka ka folur për herë të parë publikisht lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj tij në kuadër të dosjes “Metamorfoza”,...
11:38 | 04/06/2026

Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet

Këtë të enjte mbahet seanca e radhës plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ku në rend dite janë 6 interpelanca, mes të cilave dy të kërkuara...
11:36 | 04/06/2026