Kryeministri francez: Kina nuk mund të zëvendësojë SHBA-në si partner tregtar
Kryeministri francez, François Bayrou, ka paralajmëruar se është një ide “tmerrësisht e rrezikshme” të mendohet se Kina mund të zëvendësojë Shtetet e Bashkuara si një partner tregtar i rëndësishëm.
Ai gjithashtu ka apeluar për një qëndrim të bashkuar të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian përballë pasigurisë që shkaktojnë tarifat e vendosura nga Presidenti i SHBA-së, Donald Trump.
“Kur presidenti i Shteteve të Bashkuara rrit tarifat, është një tërmet, por kur 48 orë më vonë ai heq tarifat, është një tjetër tërmet,” tha Bayrou, duke theksuar pasigurinë dhe pasojat e papritura të politikave tregtare të administratës Trump.
Ky është komenti i fundit nga autoritetet franceze në lidhje me tarifat. Më herët, presidenti Emmanuel Macron tha se pezullimi i pjesshëm i tarifave për 90 ditë ishte një “derë e hapur” për mundësinë e negociatave me SHBA-në.
LEXONI GJITHASHTU:
- Von der Leyen: Nëse ngociatat me Trump dështojnë, BE do përgatisë masa hakmarrëse
- Zhvlerësohet dollari amerikan, prek nivelin më të ulët që nga kriza e vitit 2008
Spanja shpall gjendje të jashtëzakonshme, zjarret detyrojnë evakuimin e 10 mijë banorëve
Çfarë duhet të dini rreth tarifave të reja të Trump për më shumë se 80 vende?
Franca kërkon ndihmë nga BE-ja për t’u përballur me zjarret
- 13:11 Rama: Fitorja e 83 mandateve ishte bekim dhe mallkim njëkohësisht
- 13:10 116 forca në terren, vijon puna për shuarjen e zjarrit mes Lekasit dhe Voskopojës (VIDEO)
- 12:54 Rama: Zvërneci është tokë private, përjetimi i protestuesve ishte se po e shisnim Shqipërinë
- 12:51 Ligji për zonat e mbrojtura, Rama: Ky konflikt i stisur do zgjidhet për bukuri nga direktivat e BE
- 12:40 Rama liston ‘mësimet’ nga protesta: Epoka e mungesave është mbyllur, u hap epoka e pritshmërive
- 12:31 Rama: Në bulevard nuk ishte një protestë, por një pasqyrë që shoqëria na e vuri përpara për të parë vetveten