Zhvlerësohet dollari amerikan, prek nivelin më të ulët që nga kriza e vitit 2008
Dollari amerikan ka humbur më shumë se 4.7 pikë gjatë 10 ditëve të fundit në tregun valutor në vend dhe këmbëhet këtë të premtet me 87.4 lekë.
Në këtë kurs, për herë të fundit dollari shitej në fund të vitit 2008, periudhë kur SHBA dhe pjesa tjetër e globit përjetuan rënien më të madhe financiare, e cila i dha sinjalet e recensionit në vitin 2007.
Nga ana tjetër, terren ka fituar euro, e cila u rrit në nivelin më të lartë në më shumë se tre vjet kundrejt dollarit amerikan këtë javë, teksa investitorët vazhduan të shesin asetet amerikane mes vendimeve të paqëndrueshme të presidentit amerikan Donald Trump për tarifat tregare.
Efektet e monedhës eropiane kanë prekur edhe tregun valutor në vendin tonë, ku në kursin e këmbimit një euro vlen 99.5 lekë.
Krahas euros, monedhat e tjera të G10 u forcuan gjithashtu kundrejt monedhës amerikane, veçanërisht monedhat tradicionale të sigurta si franga zvicerane dhe jeni japonez.
LEXONI GJITHASHTU:
Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
Qeveria miraton garancinë sovrane, 5 miliardë lekë mbështetje për fermerët dhe bizneset e vogla
Kriza SHBA-Iran godet tregjet, nafta shënon rritje dhe reflektohet edhe në karburantet në Shqipëri
- 11:25 Bllokohet Kapshtica të hënën, greva e doganierëve grekë do të pezullojë për 5 orë kalimin e mjeteve
- 11:08 Haxhiu: Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës do të mbahet më 6 gusht
- 11:05 Gjykata Administrative rrëzon padinë e Veliajt për prokurorin Ols Dado, nuk legjitimohet kërkesa
- 10:48 Prokuroria Gjirokastër kërkon 30 vite burgim për autorin e vrasjes së çiftit të të moshuarve në Dropull
- 10:40 Vrasja në Roskovec, flet i afërmi i viktimës: Ngjarje e paralajmëruar disa herë. Autori kërcënonte shpesh vajzën
- 10:27 Vrau ish-vjehrrin, ky është autori 35-vjeçar i ngjarjes së rëndë në Roskovec (FOTO)