Mick Jagger fejohet në moshën 81-vjeçare me balerinën 37-vjeçare
Legjenda e rock-ut Mick Jagger, këngëtari i grupit ikonë The Rolling Stones, është fejuar me balerinën amerikane Melanie Hamrick, 44 vite më e re. Lajmin e konfirmoi vetë Hamrick në një intervistë për revistën franceze Paris Match, duke zbuluar se fejesa ishte mbajtur larg vëmendjes publike.
“Ndoshta një ditë do të martohemi, ndoshta jo. Jemi kaq të lumtur me jetën që kemi tani, sa më frikëson ideja e ndryshimeve,” u shpreh ajo.
Çifti është njohur në vitin 2014, gjatë një koncerti të Rolling Stones në Tokio. Në atë kohë, Hamrick ishte pjesë e trupës prestigjioze American Ballet Theatre, ndërsa Jagger, atëherë 70 vjeç, ndodhej në një nga turnet e zakonshme të grupit. Takimi në backstage shënoi fillimin e një lidhjeje që do të sillte në jetë edhe djalin e tyre, Deveraux, shtatë vjet më parë.
Burime pranë çiftit kanë pohuar se Jagger është transformuar nga prania e partneres dhe djalit të tyre.
Në lidhje me komentet rreth diferencës së madhe në moshë, Hamrick është shprehur: “Të gjithë kanë opinionin e vet. Nëse fillon të merresh me mendimet e të tjerëve, do të kesh gjithmonë probleme.”
Aktualisht, çifti jeton mes dy vendeve, në një apartament në Neë York dhe në një kështjellë buzë lumit Loire në Francë, ku djali i tyre ndjek shkollën.
Rama shpjegon Paketën e Maleve sipas ChatGPT: Nuk favorizon të pasurit, por familjet me toka të trashëguara pa dokumente
Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike
Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike
- 22:30 Rama shpjegon Paketën e Maleve sipas ChatGPT: Nuk favorizon të pasurit, por familjet me toka të trashëguara pa dokumente
- 22:19 Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike
- 22:06 Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike
- 21:27 Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun
- 20:49 Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit
- 20:38 Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës