“Çfarë pa kryeshërbëtorja”, komedia ngjitet në skenën e teatrit “Skampa”
Një komedi e egër e pushtuar nga humori i rrallë, plot gënjeshtra, të qeshura dhe kthesa, i cili satirizon ashpër moralin dhe patologjitë e shoqërisë në rënie është vënë në teatrin “Skampa” Elbasan.
Premiera “Çfarë pa kryeshërbëtorja” me regjinë e Kiço Londos, bëri që artdashësi elbasanas të dridhte të gjithë sallën nga të qeshurat.
“Ngjarjet zhvillohen ne një klinikë psikiatrike dhe ka një lëvizje shumë të madhe te personazheve, një lidhje e dukshme dhe e padukshme e cila ne fund të shfaqjes, shfaqet me shumë elegancë”, thotë regjisori Kiço Londo.
Aktori Helidon Fino dhe drejtori i teatrit Klinton Kapaj thonë se puna e dy muajve s’kishte si të kurorëzohej me bukur se kaq, kjo u pa nga pritja e spektatorit.
“Personazhi quhet doktor Brendis, është një mjek psikiatër, është ne klinikën e tij dhe të gjithë ngjarjet zhvillohen ne klinikën e tij. Ashtu siç e patë e shijoi dhe publiku dhe për të gjithë ata të interesuarit që nuk kanë ardhur akoma ta shohin është një komedi e zezë keqkuptimesh nga komediani anglez tipik Jo Orton”, shprehet aktori Helidon Fino.
‘Çfarë pa kryeshërbëtorja” do të jetë edhe përgjatë fundjavës në teatrin ‘Skampa’, me lojën e mrekullueshme të 6 aktorëve.
LEXONI GJITHASHTU:
- Papa takon Jimmy Fallon dhe 105 komedianë të tjerë në Vatikan
- VIDEO/ Komedianët rusë pretendojnë se futën në rreng Kurtin, publikojnë bisedën
Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare
“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë
Komedia “Sonte do darkojmë në shtrat” ngjitet në skenën e teatrit në Gjirokastër
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta