Rusia dhe Ukraina sulmojnë njëra-tjetrën me dronë

12 Prill 2025 | 20:22

Rusia dhe Ukraina kanë kryer sulme me dronë ndaj njëra-tjetrës të shtunën. Moska është ankuar se Kievi ka shënjestruar objektet e saj energjetike, në kundërshtim me një marrëveshje të brishtë armëpushimi që ende nuk ka hyrë në fuqi.

Ushtria e Ukrainës tha se Rusia e sulmoi me mbi 90 dronë në orët e hershme të së shtunës, dhe se shumica e dronëve u rrëzuan ose bllokuan.

Të paktën një qark në kryeqytetin Kiev u dëmtua nga dronët, sipas kryebashkiakut Vitaly Klitshcko. Besohet se tre persona janë plagosur si pasojë.

Ndërkohë, Ministria e Mbrojtjes së Rusisë tha se u sulmua nga më shumë se 150 dronë ukrainas. Në shënjestër të dronëve ishin edhe pesë objekte energjetike, sipas saj.

Të shtyra nga Shtetet e Bashkuara, Moska dhe Kievi muajin e kaluar u pajtuan në parim për një marrëveshje të kufizuar armëpushimi, sipas të cilës, do të ndaleshin sulmet ndaj objekteve energjetike në të dyja vendet.

Ukraina, në veçanti, ka pasur vështirësi t’i mbajë në punë rrjetin elektrik dhe impiantet e ngrohjes komunale, pasi Rusia ka goditur vazhdimisht këto objekte për më shumë se dy vjet.

Pavarësisht shpalljes së armëpushimit, të dyja palët vazhdojnë të shkëmbejnë sulme me dronë.

Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara vazhdojnë bisedimet e drejtpërdrejta me zyrtarë rusë, si pjesë e një marrëveshjeje më të gjerë për t’i ndrequr marrëdhëniet dypalëshe.

Emisari i Shtëpisë së Bardhë, Steve Witkoff, ishte të premten në Shën Petersburg, Rusi, ku bisedoi për më shumë se katër me presidentin Vladimir Putin.

As Witkoff, as Shtëpia e Bardhë nuk dhanë ndonjë deklaratë publike pas takimit, por Kremlini tha se në takim u bisedua edhe “për mënyrat e zgjidhjes [së konfliktit] në Ukrainë”.

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka shprehur padurim me ritmin e bisedimeve për zbatimin e një armëpushimi në Ukrainë. Disa orë pasi Witkoff zbriti në Shën Petersburg, Trump postoi një mesazh në rrjetin e tij social, duke e quajtur luftën “të pakuptimtë” dhe tha se ajo “nuk duhet të kishte ndodhur kurrë”.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ish-zonja e parë e Koresë së Jugut dënohet me 7 vite burg

Ish-zonja e parë e Koresë së Jugut, Kim Geun-hee është dënuar me shtatë vjet burg për ryshfet.  53-vjeçarja u shpall fajtore për pranimin e “sendeve të...
10:42 | 26/06/2026

Departamenti Amerikan i Thesarit heq përkohësisht disa sanksione ndaj Venezuelës pas tërmeteve

Departamenti Amerikan i Thesarit njoftoi të enjten se ka hequr disa sanksione dhe do të lejojë të gjitha transaksionet me Venezuelën lidhur me përpjekjet për ndihmë pas...
10:24 | 26/06/2026

Shkon në 55 numri i viktimave në Francë nga temperaturat e larta, dhjetëra qytete në alarm

Të paktën 55 persona u mbytën në Francë, ndërsa përpiqeshin të freskoheshin nga nxehtësia rekord, tha Ministrja e Sportit Marina Ferrari për transmetuesin Franceinfo. Qeveria...
10:14 | 26/06/2026