U përfshinë në konflikt me njëri-tjetrin, 2 të arrestuar, një 15 vjeçar në kërkim

13 Prill 2025 | 11:13

Në vijim të hetimeve për një konflikt të rëndë të ndodhur dy ditë më parë në Lezhë, Policia e Tiranës ka arrestuar dy shtetas dhe shpallur në kërkim një tjetër 15-vjeçar të përfshirë në ngjarje.

Policia ka arrestuar shtetasit me iniciale R. M., 20 vjeç dhe A. D., 15 vjeç, të cilët dyshohen për kryerjen e veprave penale “Plagosje e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim, dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Gjatë operacionit, Policia ka sekuestruar automjetin e përdorur gjatë ngjarjes, i cili është marrë në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu, në kuadër të hetimeve, është shpallur në kërkim një tjetër shtetas 15-vjeçar, G. P., banues në Lezhë, i cili dyshohet të jetë i përfshirë në konflikt. Hetimet janë ende në zhvillim për të identifikuar dhe lokalizuar personat e tjerë të përfshirë në këtë ngjarje të dhunshme.

Materialet procedurale janë dërguar pranë Prokurorisë së Shkallës së Parë Lezhë, e cila po vijon veprimet për veprat penale që lidhen me këtë konflikt.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026

Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, mbërriti për mjekim të specializuar në Spitalin të Traumës ku...
10:55 | 04/06/2026

Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:45 | 04/06/2026