Partia Mundësia çel fushatën elektorale, Shehaj: Le ta bëjmë ëndrrën realitet

13 Prill 2025 | 18:41

Partia Mundësia çeli zyrtarisht fushatën elektorale këtë të diel në Pallatin e Kongreseve në Tiranë. Kryetari i partisë, Agron Shehaj në fjalën e tij tha se tashmë ka ardhur koha që shqiptarët të marrin në dorë fatin e tyre e të bëjnë Shqipërinë vendin ku çdo qytetar mund t’ia dalë me punë të ndershme.

“Dua ta nis me një histori personale. Si çdo fëmijë edhe unë kam pasur një hero që më ka mësuar të mos dorëzohem. Ky hero është babai im. Nga ai mësova ti shikojë gjërat ndryshe, mësova se me punë e me këmbëngulje asgjë nuk është e pamundur, ndaj edhe jam sot këtu dhe u jam përjetësisht mirënjohës prindërve të mi. babai im nuk e pati fatin tim, pasi gjyshi im vdiq në burgun famëkeq të Burrelit, kjo histori më ka ndjekur gjithë jetën. unë jam i sigurt që im atë do ishte bërë një sipërmarrës i madh, një inxhinier brilant, apo një mjek i mirë, ai kishte gjithçka përveç mundësisë.

Imagjinoni sikur këtij populli të mos i kishin bërë kaq shumë mohime e pengesa, sikur një pakicë e vogël të mos kishte marrë peng ëndrrat e shqiptarëve. Imagjinoni ku do ishte Shqipëria sot. Ne sot nuk kemi nevojë të imagjinojmë, jemi këtu për të bërë ëndrrën realitet, ta bëjmë Shqipërinë vendin e mundësive për të gjithë. Nuk ka gjë më të rëndësishme se një ide të cilës i ka ardhur koha.

Jemi këtu për të marrë në dorë fatin tonë, për ta bërë Shqipërinë vendin ku çdo shqiptar mund t’ia dalë me punë të ndershme”,-tha Shehaj.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite

Raporti “Ndërtimi i Gazës nga e Para”, i bashkëautorizuar nga Oxfam, Instituti i Kërkimeve të Politikave Ekonomike të Palestinës (MAS) dhe Qendra Tregtare e Palestinës...
22:26 | 23/07/2026

Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal

Deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni, i ftuar në “Now me Erla Mëhillin” foli në lidhje me reformën territoriale, ndërsa deklaroi se kryeministri Edi Rama...
22:23 | 23/07/2026

Dashamir Shehi: Mbështes protestuesit, ata janë rinia evropiane e Shqipërisë

I ftuar në “Now me Erla Mëhillin”, kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, deklaroi se mbështet protestat dhe protestuesit, duke i cilësuar ata si “rininë e...
22:08 | 23/07/2026