“Do shpëtojmë Shqipërinë nga diktatura e dytë”, Berisha takim me emigrantët në Itali

13 Prill 2025 | 17:58

Kryetari i PD dhe i koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Madhështore” Sali Berisha ndodhet pasditen e së dielës në Brescia, në një takim me emigrantët shqiptarë.

Ai tha se diaspora dhe partia demokratike kanë të njëjtat vlera, pasi pavarësisht sfidave dhe sakrificave ja kanë dalë të provojnë veten si shqiptarë të vërtetë. Duke i kërkuar votën emigrantëve të Italisë për zgjedhjet e 11 majit, Berisha tha se Partia Demokratike u ringrit nga hiri për të shpëtuar demokracinë nga ajo që kreu i PD e quajti “diktaturë e dytë”.

“Vetë historia juaj është burim frymëzimi, ju jeni shqiptarët e sakrificave të mëdha, takimi me ju është takimi me sakrificën më fisnike të njeriut. Ju erdhët në Itali si njerëzit më të vuajtur nga diktatura komuniste në Evropë, erdhët si njerëz të të panjohurave të mëdha dhe populli italian ju ofroi bujarinë, mikpritjen e njerëzinë. Viva ltalia!

Ju u përballët me paragjykime, por ja ku jeni sot më të fortë, më të lirë, më të mirë se kurrë. Punuat me ndershmëri dhe me këtë punë fituat respekt e mirënjohje. Ndonëse sot ju keni ndërtuar jetë dinjitoze këtu në Brescia ju kurrë nuk e harruat atdheun tuaj. Ju e provuat veten shqiptarë të vërtetë. Shqiptar mbi të gjitha të bën dashuria e pa shuar për atdheun tuaj.

Të dashur miq nëse ka një forcë politike në Shqipëri që mishëron këto trajta shqiptare që ju mishëroni , kjo është Partia Demokratike. Vërtetë kaluam një proces të gjatë në opozitë, vërtetë kaluam një periudhë rithemelimi të vështirë, vërtetë u luftuam me egërsinë më të madhe për tre vite me radhë me qëllimin për të krijuar Shqipërinë pa opozitë, por ashtu si ju, si diaspora që fitoi çdo sfidë edhe ne kaluam çdo pengesë, u ringritëm nga hiri për një mision të shenjtë. Mbrojtëm demokracinë, mbrojtëm interesin kombëtar dhe do e shpëtojmë Shqipërinë që nga diktatura e dytë”,-tha Berisha.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026

Lufta në Ukrainë, Bashkimi Evropian zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë edhe për 12 muaj të tjerë

Bashkimi Evropian ka vendosur të zgjasë edhe për 12 muaj të tjerë sanksionet ekonomike ndaj Rusisë. Këshilli Evropian rinovoi masat kufizuese të BE-së, duke pasur...
09:45 | 26/06/2026

Të shtënat në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen armë dhe municione (VIDEO)

Dy persona janë vënë në pranga nga policia në Shkodër. Ata u arrestuan lidhur me të shtënat e regjistruara mbrëmjen e së enjtes në lagjen...
09:06 | 26/06/2026