Ndërron jetë ish-Kryeprokurori i Shtetit në Kosovë
Ish-Kryeprokurori i Shtetit dhe ish-Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Ismet Kabashi, ka ndërruar jetë më datë 13 prill. Kabashi ishte një figurë e njohur dhe e respektuar në sistemin e drejtësisë në Kosovë, me një karrierë të shquar si prokuror dhe gjyqtar.
Familjarët e tij njoftuan se varrimi do të zhvillohet më këtë të hënë, në varrezat e Shipolit në Mitrovicë. Në orën 15:00, do të mbahet një ceremoni përkujtimore në Sallën e Kulturës në Mitrovicë, ku do të nderohet kontributi i tij i çmuar në forcimin e sistemit të drejtësisë.
Në lidhje me ndarjen nga jeta të Kabashit, ka reaguar dhe ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Ardian Hajdaraj, dhe ish-Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, të cilët shprehin ngushëllimet e sinqerta për familjarët dhe miqtë.
Kabashi ka shërbyer si gjyqtar dhe kryetar i Gjykatës Komunale të Skenderajt, si dhe gjyqtar në Gjykatën Komunale dhe Gjykatën e Qarkut në Mitrovicë. Ai ka luajtur një rol të rëndësishëm në ngritjen e institucioneve të reja të pushtetit gjyqësor pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, duke kontribuar në forcimin e sundimit të ligjit dhe zhvillimin e sistemit të drejtësisë në vend.
Gjatë karrierës së tij, Kabashi u dallua për integritetin dhe përkushtimin ndaj profesionalizmit, duke dhënë një kontribut të rëndësishëm në fuqizimin e institucionit të Prokurorit të Shtetit.
Kurti kundër rikthimit të gjyqtarëve e prokurorëve serbë: Largimi i tyre ishte akt politik
Gjykata Themelore dënon me 2 vite burg dhe 5 mijë euro gjobë ish-kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti
Dështon mbledhja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, nuk merret vendim për kthimin e gjyqtarëve serbë
- 22:30 Rama shpjegon Paketën e Maleve sipas ChatGPT: Nuk favorizon të pasurit, por familjet me toka të trashëguara pa dokumente
- 22:19 Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike
- 22:06 Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike
- 21:27 Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun
- 20:49 Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit
- 20:38 Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës