Kapet me 600 mijë euro kokainë në makinë, arrestohet shqiptari në Itali
Guardia di Finanza në Firence ka arrestuar një shtetas shqiptar 33-vjeçar, i cili u kap me një sasi të konsiderueshme droge dhe para të thata.
Arrestimi u realizua pas një kontrolli të detajuar, pasi autoritetet kishin vërejtur lëvizje të dyshimta me automjetin e tij. Gjatë inspektimit, në makinën e tij u gjetën mbi 15 kilogramë kokainë, të ndarë në 20 blloqe, dhe 12 kilogramë marijuanë. Përveç drogës, u sekuestruan edhe 37 mijë euro cash.
Vlera e drogës në treg, nëse do të hidhej, kapte shumën e 600 mijë eurove.
Autoritetet konfiskuan gjithashtu pajisje të specializuara për paketimin dhe shpërndarjen e drogës, përfshirë një makinë ambalazhuese me vakum, peshore precize, prerëse dhe materiale të tjera ambalazhimi.
Hetimet vazhdojnë për të zbuluar nëse ky arrestim është pjesë e një rrjeti më të gjerë trafikimi dhe për të identifikuar mundësitë e lidhjeve me grupe të tjera kriminale, si në Itali, ashtu edhe jashtë saj.
Ish-prokurori kritikon ligjin e amnistisë penale për nënën 34-vjeçare: Ky është rast specifik që fëmija duhet të shkojë te nëna
Vjedhja në Postën e Durrësit, Llabani: Ish-drejtoresha njihej si frekuentuese kazinosh, pas saj ka persona të tjerë
Atentati me 3 të plagosur në Elbasan, gazetari: Dyshohet për lajthitje në objektiv
- 07:30 Ushtria amerikane përfundon natën e 12-të radhazi të sulmeve ndaj Iranit
- 07:26 SHBA-të nënshkruajnë një marrëveshje të rëndësishme bërthamore me Arabinë Saudite
- 07:21 Dhunohet një efektiv i Policisë Rrugore në Shkodër, autorët në kërkim
- 22:33 Ish-prokurori kritikon ligjin e amnistisë penale për nënën 34-vjeçare: Ky është rast specifik që fëmija duhet të shkojë te nëna
- 22:22 Shpërthime të shumta në Irak, sistemet e mbrojtjes ajrore rrëzojnë pesë dronë
- 22:19 Ushtarët polakë dhe gjermanë përforcojnë së bashku kufirin e Polonisë me Rusinë