Aksident i rëndë në Shkodër, humb jetën 16-vjeçari, plagoset një 14-vjeçar
14 Prill 2025 |
19:43
Një 16-vjeçar ka humbur jetën në një aksident të ndodhur mbrëmjes e së hënës në Shkodër, ndërsa një tjetër i mitur është plagosur rëndë.
Policia tha se aksidenti ndodhi rreth orës 18:20, në vendin e quajtur “Stom Golem”, ku dyshohet se një i mitur 16-vjeçar, duke drejtuar një motomjet, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe për pasojë motomjeti ka dalë nga rruga, ku 16-vjeçari ka humbur jetën në vendin e ngjarjes.
Në motomjet dyshohet se udhëtonte dhe një i mitur 14-vjeçar i cili u dërgua në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
LEXONI GJITHASHTU:
Lajme të Sugjeruara
Të shtëna me armë zjarri në Kurbin, plagoset 22-vjeçari në fshatin Gjorm
Një 22-vjeçar ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në fshatin Gjorm të Kurbinit. Sipas informacioneve paraprake, i riu është...
Zjarr në malin e Çipinit, terreni i vështirë pengon ndërhyrjen e zjarrfikësve (VIDEO)
Një vatër aktive zjarri është konstatuar pasditen e kësaj të shtune në malin e Çipinit. Flakët raportohen se kanë rënë në një lartësi të konsiderueshme,...
FAST Albania arreston në Kavajë 26-vjeçarin e kërkuar nga Italia për trafik droge
Një 26-vjeçar nga Kavaja, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, është arrestuar nga Sektori për Kërkimin (FAST Albania), në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore...
- 19:51 Të shtëna me armë zjarri në Kurbin, plagoset 22-vjeçari në fshatin Gjorm
- 19:46 Presidenti i Kazakistanit ia thotë në sy Putinit: Ndalini luftimet në Ukrainë (VIDEO)
- 19:04 Zjarr në malin e Çipinit, terreni i vështirë pengon ndërhyrjen e zjarrfikësve (VIDEO)
- 18:47 Aeroplani përplaset mbi çatinë e një shtëpie në Gjermani, humb jetën piloti
- 18:45 Zjarret në Spanjë përfshijnë observatorin kryesor të NASA-s, evakuohet kompleksi i komunikimeve hapësinore (VIDEO)
- 18:06 Nga biçikletat te cilësia e jetës, kush janë 10 qytetet më të mira për të jetuar në 2026