FIFA gjobë FSHF-së për sjelljen diskriminuese të tifozëve, mbyllet 20% e stadiumit

15 Prill 2025 | 14:16

FIFA ka gjobitur Federatën Shqiptare të Futbollit pas sjelljes diskriminuese të tifozëve shqiptarë gjatë ndeshjes kualifikuese për Botërorin 2026 ndaj Andorrës, e zhvilluar në stadiumin “Arena Kombëtare” më 24 mars 2025.

Komisioni Disiplinor i FIFA-s e konsideron të papranueshme sjelljen e tifozëve dhe ka vendosur një gjobë prej 20 mijë frangash zvicerane ndaj FSHF-së si edhe mbylljen e të paktën 20% të stadiumit në ndeshjen e radhës së Shqipërisë në kompeticionet e FIFA-s, me prioritet në tribunat pas portave.

Sipas vendimit të dhënë nga FIFA, ky 20% mund të mbushet me grupe të komunitetit ose organizata kundër diskriminimit, me miratim paraprak nga qeveria botërore e futbollit.

Gjithashtu, brenda 6 muajve, FSHF duhet të hartojë dhe të paraqesë një plan të përmirësuar kundër diskriminimit që duhet të miratohet nga FIFA.

Federata u bën thirrje tifozëve që të vazhdojnë të mbështesin Kombëtaren, duke krijuar një atmosferë të ngrohtë dhe pozitive dhe i fton të tregojnë qytetari dhe respekt përmes sjelljes korrekte ndaj ekipit kundërshtar, për të shmangur çdo situatë që mund të dëmtojë ekipin kuqezi.

FSHF mbetet në pritje të udhëzimeve të FIFA-s për mënyrën e zbatimit të vendimit.

Po, çfarë shkaktoi këtë dënim dhe çfarë ndodhi me tifozët gjatë ndeshjes Shqipëri – Andorra?

Tifozët Kuq e Zi shprehën pakënaqësinë e tyre me presidentin e FSHF, Armand Duka, duke lëshuar thirrje kundër tij lidhur me bashkorganizimin e Euro 2027 për 21-vjeçarët me Serbinë. Në këto thirrje, ata nuk kursyen as Serbinë, duke shprehur më tej pakënaqësinë e tyre. Pas disa minutash proteste, tifozët braktisën stadiumin, por më pas u rikthyen. Një tjetër arsye për tensionet midis tifozëve dhe FSHF-së lidhet me një problem lidhur me biletat që ultrasit mund të siguronin në sektorin e tyre. FSHF-ja, pas shumë vitesh, vendosi t’ua hoqë këtë të drejtë dhe t’i nxirrte biletat përkatëse në shitje online, çka shtoi edhe më shumë tensionet.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026