Dhunë në derbi, mbi 20 policë të plagosur në ndeshjen mes Lazios dhe Romës
Kryebashkiaku i Romës, Roberto Gualtieri, tha se më shumë se 20 oficerë policie u plagosën në përleshjet me tifozët para ndeshjes derbi të xhiros së 32-të të Serisë A ndërmjet Lazios dhe Romës, që u luajt dy ditë më parë në Romë, raporton sot AP.
Mediat italiane kujtojnë se rreth 2000 policë ishin vendosur rreth stadiumit Olimpik në Romë. Përplasja nisi kur tifozët e Lacios tentuan të çajnë kordonin e policisë. Tifozët e Lacios hodhën pishtarë dhe sende të forta ndaj pjesëtarëve të policisë italiane.
Policia u kundërpërgjigj me gaz lotsjellës dhe topa uji. Mediat italiane raportojnë se në ato përplasje janë plagosur 24 policë, si dhe është shkaktuar dëme materiale prej 40 mijë eurosh.
Ultras Lazio vs 1312
SS Lazio – AS Roma
13/04/25. 🇮🇹 pic.twitter.com/OADmYfxaN9— Calle ℌ Grada (@CalleYGrada) April 14, 2025
“Jam i tmerruar. Është e papranueshme që huliganët të shndërrojnë një ndeshje futbolli në një skenë të luftës urbane”, tha Gualtieri.
Përfaqësuesit e të dy klubeve romake shprehën solidaritetin e tyre me policët e plagosur dhe dënuan dhunën.
Ndeshja përfundoi pa fitues, 1:1.
LEXONI GJITHASHTU:
Irani paralajmëron SHBA-në dhe aleatët: Çdo sulm do të marrë përgjigje të fortë
Rama në ceremoninë e diplomimit të oficerëve të rinj: Deri në 2030 pagat e FA-së sa mesatarja e NATO-s
Atentati me 3 të plagosur në Elbasan, gazetari: Dyshohet për lajthitje në objektiv
- 13:18 BE-ja gjobit Google me 890 milionë euro për shkelje të konkurrencës
- 13:04 Ngjarje e rëndë në Orikum! Humb jetën 75-vjeçari, dyshohet se pësoi infarkt pasi doli nga deti
- 12:58 Përplasje jashtë Parlamentit, protestuesit kërkojnë largimin e kamerave: Bojkotoni mediat
- 12:53 Peleshi kërkon të kalohet në rendin e ditës, deputetët e opozitës bllokojnë foltoren. Pesë minuta pushim
- 12:45 Të dërguarit e BE-së bien dakord për paketën e 21-të të sanksioneve kundër Rusisë
- 12:44 Lavrov-Rubios: E papranueshme që SHBA-të të vazhdojnë shitjen e armëve në Kiev