Pavarësisht rekordit të porosive, Ferrari shtyn objektivat e vitit 2022 për shkak të pandemisë
Megjithëse ka pasur një rekord me porosi, marka e mirënjohur e makinave Ferrari njoftoi të martën se ka shtyrë me një vit objektivat e vendosur për shkak të pandemisë së COVID-19.
“Do të shtyjnë me një vit synimet tona të fundvitit 2022, presim që [të japin efekt] hapat e kujdesshëm që ndërmorëm në 2020, dhe përkujdesjen që po vazhdojmë në 2021 për të rregulluar shpenzimet tona në përgjigje të situatës emergjente COVID-19,” – tha drejtuesi i Ferrarit John Elkann në një deklaratë, duke paraqitur rezultatet e tremujorit të parë të kompanisë.
Aksionet e kompanisë Ferrari ranë me 6.8% dhe mesditën e së martës shkuan në 4.4%.
Shitjet te Ferrari ranë me rreth 10% gjatë vitit 2020 pas mbylljes së fabrikës për shtatë javë prej pandemisë së COVID-19. Por marka italiane vendosi rekord për shitjet dhe të ardhurat në tremujorin e katërt. Porositë për makina janë gjithashtu në nivele rekord.
Në parashikimet afatgjata të bëra në vitin 2018, Ferrari priste të kishte xhiro prej rreth 2 miliardë euro në fund të vitit 2022. Kompania ka rishikuar parashikimet duke i ulur ato me të paktën 38% pas nisjes së pandemisë.
Raportimi i katër-mujorit të parë të vitit 2021 treguan për një xhiro prej 376 milionë eurosh, rreth 17 milionë më shumë se sa ishin pritshmëritë, megjithatë kompania ka vendosur të jetë më e kujdesshme për planet e saj.
Përballë trysnisë që po has sektori i prodhimit të makinave për të ndryshuar motorët nga motorë me djegie të brendshme në motorë elektrikë, Ferrari ka ndryshuar strategji duke vendosur që brenda vitit 2025 të prodhojë të paktën tre modele elektrike, të cilat pritet të prezantohen këtë vit.
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut