Berisha prezanton plani për turizmin: Do mbulojmë pagat e punonjësve jashtë sezonit

16 Prill 2025 | 12:28

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka paraqitur programin e tij për zhvillimin e turizmit në Shqipëri, duke theksuar rëndësinë e formalizimit të sektorit dhe mbështetjes për punonjësit e industrisë turistike.

Gjatë një takimi me përfaqësues të shoqatave të turizmit, Berisha u shpreh se shteti do të marrë përsipër një pjesë të pagave të punonjësve të turizmit gjatë jashtësezonit, një praktikë që aplikohet tashmë në vende si Greqia dhe Italia.

“Ne do të bëjmë gjithçka për formalizimin e turizmit dhe për kushte të barabarta për të gjithë. Do të arrijmë një marrëveshje ku shteti do të mbështesë pagat e punonjësve gjatë periudhës kur sezoni turistik është i ngadalshëm. Kjo është një praktikë që ka funksionuar në vendet fqinje dhe do të zbatohet edhe në Shqipëri, pasi kemi potencial të madh për turizëm”, tha Berisha.

Ai gjithashtu theksoi rëndësinë e zgjatjes së sezonit turistik dhe përdorimin e mundësive të shumta që Shqipëria ofron për turizmin gjatë gjithë vitit, duke përmendur infrastrukturën që është ndihmuar nga zhvillimi i rrugëve nga Çajupi deri në Vermosh dhe Valbonë.

Shqipëria është turistike në çdo sezon dhe ky është një drejtim tjetër. Ne e nisëm këtë. E nisëm me ngritjen e infrastrukturës nga Çajupi gjer në Vermosh dhe Valbonë, por kjo do vazhdojë dhe do bëjmë çdo gjë që kudo që ka potenciale turistike, të shfrytëzohen. Turizmi i jep një shtytje shumë të madhe prodhimit vendas. Turizmi është shërbim, por indirekt është stimul i fuqishëm i prodhimit bujqësor, blegtoral, artizanal, etj.

Pra është një sektor që punëson shumë më tepër jashtë logjistikës së vet, me mijëra e mijëra punëtorë.  Dhe në këtë kontekst, ne do bëjmë gjithçka që Made in Albania të jetë e ngjitur me industrinë turistike”, tha Berisha.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë

Ky është mesazhi që kanë shpërndarë në WhatsApp punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët, për shkak se nuk përdorin rrjete sociale, kanë zgjedhur këtë...
12:48 | 04/06/2026

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026