Depistimi i shikimit: raporti i ISHP: 10% e fëmijë kanë probleme me sytë
10% fëmijëve në arsimin 9-vjeçar kanë probleme me shikimin. Konfirmimi vjen nga depistimi i kryer në shkolla, pjesë e programit kombëtar të nisur që prej majit të vitit 2022.
Ekspertët e ISHP kanë publikuar të dhënat e para për dy vitet shkollore 2022 dhe 2023.
Raporti i hartuar prej tyre tregon se në vitin e parë janë depsituar rreth 82,700 nxënës që bëjnë rreth 59% nga totali I nxënësve të klasave 3, 5, 7 dhe 9 të arsimit bazë, nga të cilët, 8,400 apo 10% e tyre kanë rezultuar me probleme dhe janë rekomanduar për vizitë okulistike tek specialisti.
Për vitin 2023, procesi i depistimit ka filluar në 368 shkolla nga 1.166 shkolla të arsimit bazë në Shqipëri dhe janë depistuar 20,172 nxënës.
Nga numri i nxënësve të depistuar deri më tani, kanë rezultuar 2,422 nxënës të rekomanduar tek specialisti.
Programi Kombëtar për Kujdesin e Shikimit për Fëmijët konsiston në kryerjen e testeve depistuese në shkolla për fëmijët 4-14 vjeç në të gjithë Shqipërinë.
Sipas OBSh vlerësohet se ka 1.4 milionë fëmijë të verbër në botë. 7 milionë vuajnë nga shikimi i dobët dhe 10 milionë fëmijë kanë te meta të refraksionit të korrigjueshme.
LEXONI GJITHASHTU:
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta