Historia e Shqipërisë do të rishikohet, historianët dhe studiuesit vihen përballë fakteve të reja

4 Maj 2021 | 15:32

Historia e Shqipërisë do të rishikohet, e do të përmbyllet me tre vëllime që do të nisin nga periudha e antikitetit deri në ditët e sotme.

Fakte te reja kanë dalë në dritë, e për këtë lind nevoja që shumë teza të rishikohen, dhe ndonëse studiuesit dhe historianët kanë qëndrime të ndryshme për ngjarje të veçanta, sipas tyre në këto vëllime do të pasqyrohen të gjitha shtjellimet.

“Jepen pikëpamjet alternative, jepen edhe pikëpamjet e autorit që është shkruesi i saj, duke i krahasuar pikëpamjet e veta me pikëpamjet e autorëve të tjerë. Është një vepër sintetike, e cila si synim kryesor ka përkthimin në gjuhën angleze”, tha historiani Beqir Meta.

Historiani Paskal Milo, siguron se nxjerrja në dritë e shumë fakteve të reja, do të sjellë shumë debat, megjithatë zgjodhi të ndajë dy dokumente të fundit, që i kanë rënë në dorë nga kërkimet.

“Ka të bëjë me Mid’hat Frashërin, i cili nga një deri në tre maj të vitit 1944 ka takuar Napoleon Zervas, një nga përgjegjësit kryesore të shfarosjes së popullsisë çame. Kryetari i ballit kombëtar është ulur në bisedime me të, për të bashkëpunuar në kohën e luftës”, u shpreh historiani Paskal Milo.

Këtë herë, vëllimet që do të flasin për historinë tonë shekullore, do të mbajnë titullin “Historia e Shqiptarëve” dhe jo e Shqipërisë për të përfshirë dhe reflektuar historinë e Shqiptarëve në Kosovë, atyre në Çamëri, arbëreshët, dhe do të kryhet nga një grup prej 15 historianësh.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar

Protesta kundër projektit në Zvërnec vijoi edhe këtë të martë, duke shënuar ditën e tretë radhazi të kundërshtimeve nga banorët dhe qytetarët e zonës. Të...
18:23 | 02/06/2026

Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj

Mbi 26.600 maturantë në të gjithë vendin nisin sot provimet e Maturës Shtetërore 2026, me testin e parë, atë të Gjuhës së Huaj. Procesi do...
08:14 | 02/06/2026

Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij para grupit parlamentar të PS-së, sqaroi edhe çështjen e mbrojtjes së zonës së Pishë-Poros, për të cilën u...
10:54 | 01/06/2026