Kuvendi nis procedurën për shkarkimin e Metës, Balla flet për President “mbi palët”
Kuvendi nisi sot procedurat për të kërkuar shkarkimin e presidentit Ilir Meta. Pas njoftimit të seancës mbi kërkesën e grupit parlamentar të PS, ditën e nesërme pritet që Komisioni i Ligjeve të miratojë përbërjen e Komisionit Hetimor përmes të cilit do të kërkohet shkarkimi i Presidentit Meta.
Për miratimin këtij Komisioni Hetimor nuk do të humbet kohë dhe ai pritet të miratohet brenda kësaj jave, në seancën e ditës së premte. Këtë procedurë, kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla e cilësoi si një përpjekje të maxhorancës socialiste për të gjetur një president mbi palët dhe jo kapje të këtij institucioni.
“Në kërkesën e firmosur nga 50 deputetë ndodhen të gjitha argumentet. Nëse shkarkimi është për të kapur institucionin e presidentit, e kanë gabim. Ne duam të gjithë së bashku, që Shqipëria të ketë një president mbi palët. Një president që të punojë me të gjitha forcat politike dhe në çuarjen përpara të Shqipërisë në BE. Nuk duam president që të jetë ditën president dhe natën kryetar shtabi elektoral të një partie. Shqipëria meriton një hetim të plotë të sjelljes së Presidentit para dhe gjatë fushatës zgjedhore dhe natyrshëm që Kuvendi i Shqipërisë që është i pari në ndërthurjen institucionale që do të shprehet me votë. Do të jetë Gjykata Kushtetuese që do të përcaktojë më pas”, u shpreh Taulant Balla.
Kjo është tentativa e dytë që maxhoranca socialiste bën për të larguar Ilir Metën nga posti i Presidentit, por në herën e parë PS u tërhoq dhe Komisioni Hetimor në konkluzionet e tij u mjaftua veç me rekomandime.
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet