Era e fortë, pezullohen lundrimet e mjeteve të vogla e anijeve të peshkimit në Vlorë
Për shkak të kushteve atmosferike të paqëndrueshme dhe erës së fortë, Kapiteneria e Portit në Vlorë ka njoftuar këtë të enjte se ka pezulluar për shkaqe sigurie lundrimin e mjeteve të vogla lundruese dhe anijeve të peshkimit.
Megjithatë, në njoftim theksohet se kjo masë nuk vlen për anijet e transportit ndërkombëtar detar të pasagjerëve dhe automjeteve në linjën Vlorë–Brindisi–Vlorë, të cilat do të vazhdojnë të operojnë normalisht, sipas destinacioneve përkatëse.
“Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar brenda dhe jashtë gjirit të Vlorës, gjatë datës 17.04.2025, duke filluar nga ora 08:00, në drejtimin Jug–Juglindje, me forcë deri në 6 ballë, erë me shpejtësi deri në 15–20 m/s dhe lartësi dallgësh nga 1.5 deri në 2.0 metra, ndalohet pajisja me leje për mjetet e vogla lundruese dhe ato të peshkimit që nga orët e para të mëngjesit të sotëm,” thuhet në njoftimin e Kapitenerisë së Portit të Vlorës.
“Anijet e transportit ndërkombëtar për pasagjerë dhe automjete në linjën Vlorë–Brindisi–Vlorë do të vazhdojnë operimin normalisht ndërsa përmirësimi i motit pritet në orët e mbrëmjes së sotme”, shtohet në njoftim.
LEXONI GJITHASHTU:
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta