SPAK jep pretencën për ish-kreun e Prokurorisë së Vlorës, kërkon 4 vite burg
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dhënë pretencën për ish-drejtuesin e Prokurorisë së Vlorës, Aurel Zarka, duke kërkuar dënimin e tij me 4 vite burg. Në aplikim të gjykimit të shkurtuar, dënimi mund të reduktohet në 3 vite heqje lirie.
Në seancën e mbajtur këtë martën, Zarka nuk ishte vetë i pranishëm, por përfaqësohej nga avokati i tij. Gjatë seancës prokurori i SPAK, Klodian Braho, paraqiti kërkesën për dënim në mënyrë të përmbledhur. Gjatë deklarimit, Braho sqaroi se nga hetimet ka rezultuar se Zarka ishte një nga përdoruesit e aplikacionit të enkriptuar “Sky ECC”, përmes të cilit realizonte komunikime të fshehta.
Sipas SPAK, Zarka ka kërkuar vlera monetare për të ndikuar në dy çështje të ndryshme pranë Prokurorisë së Vlorës, njëra prej të cilave në bashkëpunim me Radovan Çelën.
“Nga hetimet ka rezultuar se Aurel Zarka ka qenë një nga përdoruesit e Sky ECC, që mundësonte komunikime të fshehta.
Ka rezultuar e provuar se ka kërkuar vlera monetare për një çështje në Prokurorinë e Vlorës.
Është provuar se ka kërkuar vlera monetare për favorizimin e një tjetër çështje, në bashkëpunim me Radovan Çela.
Oficerja e policisë gjyqësore Daupaj mori 10 mijë euro në mënyrë që të ushtronin ndikim te Elisabeta Imeraj për të zbutur masën e sigurisë.
Astrit dhe Radovan Çela i kanë dhënë 50 mijë euro Erjona Daupajt për t’ia dhënë shtetases Elisabeta Imeraj që të ndikonte më pas te punonjës të gjykatës së Tiranës,” tha prokurori.
SPAK kërkon që Zarka të shpallet fajtor për këto vepra penale: “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, e kryer tre herë, e kryer në bashkëpunim dy herë, “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, e kryer në bashkëpunim, “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”.
Ndërkohë, lidhur me këtë dosje vijojnë hetimet në një procedim tjetër të ndarë, ku po hetohen persona dhe episode të tjera korrupsioni dhe ushtrimi të ndikimit të paligjshëm.
Braho raporton te “Nismat Qytetare”: Mbi 150 procedime për krime zgjedhore në 5 vite, fenomen shqetësues
Theu masën “arrest në shtëpi” dhe vodhi me forcë një shumë parash në një farmaci, arrestohet 45-vjeçari në Durrës
Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)
- 11:33 I dënuar me 10 vite burg për spiunazh, Irani i shton edhe dy vite dënim britanikut: Foli me mediat
- 11:19 Braho raporton te “Nismat Qytetare”: Mbi 150 procedime për krime zgjedhore në 5 vite, fenomen shqetësues
- 11:00 Theu masën “arrest në shtëpi” dhe vodhi me forcë një shumë parash në një farmaci, arrestohet 45-vjeçari në Durrës
- 10:59 Kapiteni që shpëtoi 155 persona duke ulur avionin në lumin Hudson: Tani kam nevojë për të njëjtin guxim për të mposhtur kancerin
- 10:56 Burnham: Nevojitet rishikim i sigurisë së deputetëve pas vdekjes së ish-ministres Widdecombe
- 10:54 Shtatë të vdekur nga sulmet amerikane në Iran, Teherani kërcënon me një “përgjigje vendimtare” ndaj SHBA-së