Greqia miraton planin detar, përcakton kufijtë e Zonave Ekskluzive Ekonomike
Autoritetet në Greqi kanë miratuar të ashtuquajturin Plani Hapësinor Detar, që pritet të aprovohet në komisionin e posaçëm parlamentar e që në bazë të Ligjit për Detin reflekton zonat ekzistuese dhe ato potenciale detare.
Gazeta helene “Protothema” raporton në edicionin e saj online se vendi ballkanas do të dalë edhe me një hartë që do të marrë statusin evropian.
Plani Hapësinor Detar reflekton Zonat Ekskluzive Ekonomike të kufizuara në kuadër të dy marrëveshjeve me Italinë dhe asaj të pjesshme me Egjiptin, ndërsa në pjesët e tjera zonat në fjalë paraqiten ashtu siç përcaktohen nga ligji 4001/2011, që vendos kufirin e jashtëm të zonave në vijën e mesme me vendet me të cilat nuk ka pasur një marrëveshje.
Me hartën tashmë të aprovuar dhe të bërë publike, Greqia për herë të parë reflekton pretendimet e saj në hapësirën kontinentale, ose në Zonat Ekskluzive Ekonomike bazuar në Ligjin për Detin.
Ky plan përbën gjithashtu përgjigjen më të vlefshme të Athinës ndaj përpjekjeve të njëanshme të Turqisë për të imponuar një fakt të kryer duke dorëzuar në OKB kufijtë e jashtëm të Zonës së saj Ekskluzive Ekonomike, të cilët i ka llogaritur bazuar në memorandumin turko-libian, duke vënë në dyshim marrëveshjen Greqi-Egjipt.
E cilësuar si “makthi i Turqisë”, harta është pasqyruar në dokumentet zyrtare greke, është publikuar në gazetën qeveritare dhe i është dorëzuar Bashkimit Evropian.
Plani i jep gjithashtu Greqisë ndikim të plotë në brigjet kontinentale dhe ishujt, duke e çuar Zonën Ekskluzive Ekonomike greke deri në kufijtë perëndimorë të asaj qipriote.
Harta tregon edhe ujërat territoriale ekzistuese të vendit, që arrijnë deri në 12 milje nautike në detin Jon dhe në 6 milje në zonat e mbetura, me të drejtën për t’u zgjeruar deri në 12 milje, duke u bazuar tek Ligji për Detin.
Kjo nënvizon edhe natyrën detyruese të ligjit në fjalë, edhe për vende si Turqia që nuk janë pjesë e Konventës së posaçme.
LEXONI GJITHASHTU
Zjarr në malin e Çipinit, terreni i vështirë pengon ndërhyrjen e zjarrfikësve (VIDEO)
FAST Albania arreston në Kavajë 26-vjeçarin e kërkuar nga Italia për trafik droge
Euronews siguron pamjet, momenti kur Refit Buzi liron ish-bashkëshorten pasi e kishte marrë peng (VIDEO)
- 19:04 Zjarr në malin e Çipinit, terreni i vështirë pengon ndërhyrjen e zjarrfikësve (VIDEO)
- 18:47 Aeroplani përplaset mbi çatinë e një shtëpie në Gjermani, humb jetën piloti
- 18:45 Zjarret në Spanjë përfshijnë observatorin kryesor të NASA-s, evakuohet kompleksi i komunikimeve hapësinore (VIDEO)
- 18:06 Nga biçikletat te cilësia e jetës, kush janë 10 qytetet më të mira për të jetuar në 2026
- 17:22 Sulm në zonën turistike të Zaporizhias, Rusia akuzon Ukrainën për 11 të vrarë
- 17:10 Arben Malaj konfirmon kandidaturën për kryetar të Bashkisë së Vlorës: Pse zgjodha të dal i pavarur