Goditet tregu online i narkotikëve në Ankara, 525 të arrestuar nga operacioni masiv

17 Prill 2025 | 13:02

Policia turke ka realizuar një operacion masiv antidrogë këtë të enjte, duke arrestuar 525 tregtarë të dyshuar droge në gjithë kryeqytetin Ankara.

Ky operacion, që u cilësua nga ministri i Brendshëm Ali Yerlikaya si “operacioni më i madh i narkotikëve” në historinë e Turqisë, përfshiu mijëra oficerë policie, qen sniffer, dronë dhe helikopterë, duke goditur mbi 625 adresa.

Bastisjet janë zhvilluar pas një mbikëqyrje të gjatë teknike dhe fizike të të dyshuarve për një periudhë 6-mujore, duke i mundësuar forcave të rendit të lokalizojnë dhe arrestojnë ata që dyshohet se janë të përfshirë në shitjen e lëndëve narkotike përmes rrjeteve sociale dhe platformave online.

Ministri Yerlikaya ka deklaruar se shumë nga të arrestuarit janë të përfshirë në shpërndarjen e narkotikëve në lagje dhe rrugë, ndërkohë që ka shtuar se ky është një mesazh i qartë për ata që operojnë në këtë fushë të paligjshme: “Rrugët ku keni hyrë janë një rrugë qorre”.

Ndërkohë, Ministria e Brendshme ka paralajmëruar se operacioni do të vazhdojë dhe se mund të ketë arrestime të tjera në ditët në vijim, për të çrrënjosur rrjetet kriminale që operojnë në kryeqytet.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026