Shqiptarët janë më të zgjuar se një vit më parë, por larg rajonit

17 Prill 2025 | 17:04

Shqiptarët janë më inteligjentë se një vit më parë. Raporti i regjistrit Ndërkombëtar të Inteligjencës për vitin 2025 e rendit Shqipërinë në vendin e 64 nga 126 shtete.

Me një nivel inteligjence prej 97.19 pikë, me një rritje prej 0.15 pikë krahasuar me vitin e kaluar, ku mesatarja e inteligjencës ishte 97.04. Por kjo shifër, sipas ekspertëve, duhet të jetë më e lartë, pasi të dhënat në raport nuk janë gjithashtu të standardizuara për të gjitha vendet përfshirëse.

“Sa dinamik ka qenë grupi që ka plotësuar këtë test? Sa i shpërndarë ka qenë në të gjithë vendin? Në grupmosha, në shkolla, apo sa ka marrë parasysh komponentë të tjerë demografik, social dhe kulturor? Këto faktorë cenojnë vërtetësinë e të dhënave”, thotë Erion Muça, ekspert arsimi dhe punësimi.

Në krahasim me vendet e rajonit, Shqipëria është në fund për nivelin e inteligjencës së popullsisë. Serbia qëndron në vend të parë në rajon me një mesatare prej 100.86, e ndjekur nga Greqia me 100.07, Mali i Zi me 98.65, dhe Maqedonia e Veriut me 97.59.

“Bie në sy diferenca mes numrit të personave që kanë plotësuar këtë test dhe përkthimit të këtij numri vetëm në përqindje, që ndikon në renditjen e përgjithshme, duke marrë parasysh totalin e popullsisë dhe numrin e të rinjve në një vend”, shprehet eksperti.

Mesatarja e koeficientit të inteligjencës është më e lartë në Azinë Lindore, ndërsa është afër mesatares globale në Europë dhe Azinë Perëndimore. Ndërkohë, në Afrikën Qendrore dhe Jugore, si dhe në Amerikën Latine, mesatarja e koeficientit të inteligjencës është nën mesataren. Raporti zbulon se vendi me nivelin më të lartë të inteligjencës në botë është Kina, i ndjekur nga Koreja e Jugut dhe Japonia.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026