Çelja e negociatave me Shqipërinë, Euronews Albania sheh draft-dokumentin e diskutuar në BE
Euronews Albania ka parë dokumentin ku rekomandohet mbajtja e konferencës së parë ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian. Sipas këtij dokumenti janë 6 pika kryesore.
Së pari, zgjedhjet u organizuan mirë nga administrata zgjedhore dhe KQZ mbikëqyri procesin në mënyrë të organizuar dhe transparente.
Së dyti, mbeti shqetësim keqpërdorimi i burimeve shtetërore në funksion të partisë në pushtet dhe figurave të tjera publike.
OSBE/ODIHR bëri thirrje për hetimin siç duhet të rasteve, përfshi edhe blerjen e votës.
Së treti, u arrit objektivi për plotësimin dhe bërjen funksionale të Gjykatës Kushtetuese, si një nga kushtet për Konferencën e Parë Ndërqeveritare.
Së katërti, është bërë progres i dallueshëm në luftën kundër krimit të organizuar, duke përfshirë bashkëpunimin me shtetet anëtare të BE-së dhe duke përmbushur rekomandimet e task forcës së veprimeve financiare.
Së pesti, ka rënë me 75% kërkesa për azil, me 3005 aplikime të regjistruara në vitin 2020.
Së gjashti, autoritetet kanë siguruar rishikim të ligjit të medias sipas rekomandimeve të Komisionit të Venecias.
Në përfundim, sipas draft-dokumentit, Shqipëria ka treguar angazhim dhe ka dhënë rezultate të prekshme dhe të qëndrueshme në fushat kryesore të identifikuara në përfundimet e Këshillit në mars 2020. Shqipëria vijon të plotësojë kushtet e mbetura që duhen përmbushur përpara Konferencës Ndërqeveritare.
LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut